Kush jane 8 grate qe po drejtojne sot Shqiperine

Kush jane 8 grate qe po drejtojne sot Shqiperine
Nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama deri tek ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Emerimi i Ina Rames ne postin e Prokurores se Pergjithshme krijoi mjaft zhurme ne radhet e politikes, duke e cilesuar ate si mjaft te brishte per te mbajtur mbi supe nje post te tille. Ne fakt, gjerat nuk shkuan siç parashikoheshin. Ina Rama e vertetoi mjaft mire se brishtesia e saj femerore mund te sfidonte kedo qe i kundervihej. Tashme eshte bere e zakonshme qe femrat te udheheqin Shqiperine. Mjafton shembulli i Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila per dy mandate rresht mban “nen kembe” 140 deputete ne Parlamentin shqiptar.

Femrat pushtetare

Tete eshte numri i pushtetareve me te rendesishme ne Shqiperi. Po e fillojme nga Kryeprokurorja Ina Rama dhe per tu ndalur me tej tek te tjerat. Ina Rama drejton institucionin me delikat te vendit qe ka per detyre vetem te akuzoje dhe te hetoje. Ndodhet ne menyre konstante nen presionin e politikes dhe deri tani ka perballuar proceset me te veshtira te ketij dhjetevjeçari te fundit, duke kaluar parashikimet e klases politike dhe duke ecur pertej imazhit te pare qe te ofron pamja e saj. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli eshte nje nder femrat me te rrepta, qe ka perballuar mjaft grindje ne Parlament dhe ka treguar se di ti qetesoje ujerat. Ka pasur edhe shperthime nga ana e saj, te cila nuk kane qene surprizuese per deputetet, pasi nuk jane te rralla.

Megjithate Topalli ka ditur te beje edhe nje lobing te forte me nderkombetaret per liberalizmin e viza dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. Po ashtu, edhe Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Beçaj, konsiderohet si nje “dore e hekurt” ne sistemin gjyqesor. Asaj i duhet te menaxhoje edhe procese te tjera te rendesishme si ai i Gerdecit. Gjithashtu ndodhet ne mesin e nje reformimi te shpallur ne tere sistemin gjyqesor shqiptar. Deputetja socialiste, Arta Dade, njihet si grua e forte dhe mjaft kurajoze. Dade eshte nje nder figurat me te rendesishme ne Partine Socialiste dhe aktualisht mban postin e Sekretares per Marredheniet Nderkombetare ne PS.

Megjithese e re ne moshe, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka mundur te fitoje besimin qe i dha kryeministri Sali Berisha. Ndodhet edhe per nje mandat tjeter ne krye te Ministrise se Integrimit dhe ka bere nje pune te paqme per proceset integruese te vendit. Monika Kryemadhi njihet se femer rebele dhe mjaft e shkathet. Pas kandidatures per deputete te Levizjes Socialiste per Integrim ne Qarkun e Dibres, Monika Kryemadhi eshte bere pjese e strukturave organizative te kesaj force. Vasilika Hysi ka qene e para ne listen e kandidateve per deputete ne qarkun e Tiranes, duke sfiduar ne kete menyre vete kreun e mazhoranes, Sali Berisha. Edhe pse e re ne fushen e politikes, kreu socialist Edi Rama i ka besuar asaj postin e nenkryetares se Grupit te PS-se.

Deputetja e PS-se, Valentina Leskaj, eshte e vjeter ne politike dhe me nje begraund mjaft te pasur. Tashme ajo mban postin e kryetares se Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mandatin e kaluar, Leskaj ka qene kryetare e Grupit Parlamentar te PS-se.

Ina Rama
Prokurore e Pergjithshme
Vjeç: 38

eshte kryeprokurorja me e re te ciles i ka rene mbi supe procese te rendesishme per ti menaxhuar. Drejton institucionin me delikat te vendit qe ka per detyre vetem te akuzoje. Ndodhet ne menyre konstante nen presionin e politikes dhe deri tani ka perballuar proceset me te veshtira te ketij dhjetevjeçarit te fundit. Humbi dy betejat me gjykaten ndaj dy ministrave te qeverise “Berisha”. Lulzim Bashes, per abuzimet me rrugen Durres-Kukes dhe Fatmir Mediut per pergjegjesine mbi tragjedine e Gerdecit. Megjithate kjo nuk e ka disinkurajuar dhe aktualisht ka ndermarre nje fushate kunder korrupsionit ne kete institucion. Ka krijuar marredhenie te mira me homologet evropiane dhe eshte e besuara e ambasades amerikane ne Shqiperi. Shpeshhere krah saj ndodhet ambasadori Uidhers. Njihet si nje grua qe nuk pranon kompromise.

Jozefina Topalli
Kryetare e Kuvendit
Vjeç:46

Kryetare e Kuvendit per te dyten here, po drejton nje Parlament te pergjysmuar. eshte nje nga besniket e kryeministrit Berisha dhe udheton ne te njejten gjatesi valesh me kete te fundit. Ka influence ne Parlamentin shqiptar si gjate mandatit te kaluar dhe kete aktual. Ne mjaft raste ka debatuar me opoziten dhe ne rastin e deputetit socialist Taulant Balla nxiti truprojat ta nxirrnin perjashta me frazen e famshme ne dialekt “Nxirreni prej zhelesh kete”. Megjithate ne mandatin e kaluar nuk eshte kufizuar vetem me aktivitetin e nje Kryeparlamentareje por nisi edhe nje tur intensiv diplomatik per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe ne BE. Tani pozita e saj eshte reduktuar nga ardhja ne krye te diplomacise te Ilir Metes.

Shpresa Beçaj
Kryetare e Gjykates se Larte
Vjeç: 58 vjeç

Muaj me pare kur sapo ishte zgjedhur ne krye te Gjykates se Larte nga Presidenti Bamir Topi, Shpresa Beçaj ka hapur nje debat, i cili e ka origjinen e tij nga bojkoti parlamentar i opozites socialiste. Zgjedhjen e anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ajo i ka kerkuar politikes qe te gjeje nje gjuhe te perbashket per ta kaluar sa me shpejt emerimet e anetareve te rinj. Nderkohe qe kjo e fundit i ka kerkuar qe ta kaloje kete proces pa nevojen e kartoneve jeshil. Por ne te njejten kohe asaj i duhet te menaxhoje edhe procese te tjera te rendesishme si ai i Gerdecit. Gjithashtu ndodhet ne mesin e nje reformimi te shpallur ne tere sistemin gjyqesor shqiptar.

Arta Dade
Sekretare per Marredheniet Nderkombetare ne PS
Vjeç: 57

Njihet si grua e forte dhe mjaft kurajoze. Nga ato femra qe fjala i peshon shume. Arta Dade eshte nje nder figurat me te rendesishme ne Partine Socialiste dhe aktualisht mban postin e Sekretares per Marredheniet Nderkombetare ne PS, dhe deputete e kesaj force. Dade eshte bashkepunetore e ngushte e kryesocialistit Edi Rama dhe ngre zerin per gjithçka qe i duket e padrejte. Deputetja socialiste ka dhene mbeshtetje edhe ne proceset nderkombetare, gjithashtu ka dhene mendime e keshilla per zgjidhjen e ngerçit politik ne vend. Ajo eshte deputete prej disa mandatesh dhe ka treguar se ka ditur te perballoje mjaft situata, edhe ne kohen kur ka qene ministre Kulture.

Majlinda Bregu
Ministre e Integrimit, deputete e PD-se
Vjeç: 36

Megjithese e re ne moshe, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka mundur te fitoje besimin qe i dha kryeministri Sali Berisha. Ndodhet edhe per nje mandat tjeter ne krye te Ministrise se Integrimit dhe ka bere nje pune te paqme per proceset integruese te vendit. Bregu ka mobilizuar gjithe administraten dhe e ka vene ne pune qe te plotesoje te gjitha pyetjet e pyetesorit te KE-se. U ka qendruar ne gatishmeri vizitave diplomatike dhe ka lobuar per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Por nuk mund te lihet pa permendur edhe fushata e ndermarre per liberalizmin e vizave dhe premtimi i dhene qe prej shume kohesh nga ministrja Bregu.

Monika Kryemadhi
Sekretare organizative e LSI-se,
drejtuese e LSI-se per Tiranen
Vjeç: 36

Njihet se femer rebele dhe mjaft e shkathet. Pas kandidatures per deputete te Levizjes Socialiste per Integrim ne Qarkun e
Dibres, Monika Kryemadhi eshte bere pjese e strukturave organizative te kesaj force. E kemi pare shpesh te beje fushate per LSI-ne, duke e mbeshtetur ate si force dhe po ashtu bashkeshortin e saj si drejtues te LSI-se. Po ashtu, Kryemadhi ka qene mjaft aktive edhe gjate greves se urise te perfaqesuesve te Levizjes Socialiste per Integrim, ne prill te vitit te kaluar kur u bene ndryshimet ne Kushtetuten e Shqiperise. Monika Kryemadhi eshte dhe drejtuese e LSI-se per Tiranen dhe do te kete mjaft pune per menaxhimin e zgjedhjeve lokale te 2011-es ne Tirane.

Vasilika Hysi
Deputete e PS-se dhe nenkryetare e grupit te PS-se
Vjeç: 50

Vasilika Hysi eshte nje emer i ri ne politiken shqiptare qe u be i njohur ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit te kaluar. Megjithese eshte per here te pare ne Parlamentin shqiptar, Hysi nuk eshte shmangur nga zhvillimet e politikes, por eshte treguar mjaft aktive dhe e disponueshme. Vasilika Hysi ka qene e para ne listen e kandidateve per deputete ne qarkun e Tiranes, duke sfiduar ne kete menyre vete kreun e mazhoranes, Sali Berisha. Edhe pse e re ne fushen e politikes, kreu socialist Edi Rama i ka besuar asaj postin e nenkryetares se Grupit te PS-se. Edhe ne udhetimin drejt Strasburgut, tek restorant “Krokodili” Rama ishte i shoqeruar nga deputetja Vasilika Hysi.

Valentina Leskaj
Deputete e PS-se dhe nenkryetare e Grupit Parlamentar te PS
Vjeç: 52

eshte e vjeter ne politike dhe me nje begraund mjaft te pasur. Tashme ajo mban postin e kryetares se Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mandatin e kaluar, Leskaj ka qene kryetare e Grupit Parlamentar te PS-se. Njihet si bashkepunetore e kreut socialist, Edi Rama dhe shpeshhere perfaqeson grupin socialist ne fjalen e saj ne poltronin e Kuvendit. Edhe me kreun e meparshem te Partise Socialiste, Fatos Nanon, Leskaj ka patur marredhenie mjaft te mira. Ne vitin 2003, Leskaj ka qene ministre e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale. Gjithashtu, ajo njihet si femer me mjaft autoritet brenda Grupit te PS-se.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama