Kush jane burrat me te forte ne bote. Nga Bush Putin Sarkozi e deri te Ahmedinexhad

Kush janë burrat më të fortë në botë. Nga Bush, Putin, Sarkozi e deri te Ahmedinexhad
Vetëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka marrë vlerësim pozitiv në një sondazh të zhvilluar në gjithë botën, i cili i pyeste të anketuarit nëse kishin besim tek liderët ndërkombëtarë për vendimet e duhura "në lidhje me çështjet botërore".

Çuditërisht, pas Ban Ki-moon, të parët që kanë ardhur në listë për sa i përket vlerësimit, kanë qenë Gordon Broën, Putin, Ju Hintao. Kjo do të thotë, një demokrat dhe dy diktatorë. Në fjalë të tjera, bosët e atyre që shpesh konsiderohen si shtetet më autoritare, Kina dhe Rusia, janë ndër autoritetet më të besuar të planetit. Ky fakt duhet të alarmojë seriozisht liderët e perëndimit dhe veçanërisht, presidentin Bush dhe Sekretaren e tij të Shtetit, të cilët e kanë kthyer eksportin e demokracisë si prioritet të politikave të jashtme të SHBA-së.  
Ndërkohë që mund të konsiderohet e ekzagjeruar që ky të quhet viti i autokratëve, fakti është se sondazhi ka nxjerrë në pah se bota duket sikur tani ndihet më e sigurt nën liderët jo demokratikë në vend të atyre demokratikë. Lufta e ideve mund të mos ketë përfunduar akoma, por po t'i hidhet një sy i kujdesshëm sondazhit, del në dritë fakti se ka akoma vend për të ndryshuar gjërat. Në këtë pikë, Perëndimi duket qartë se s'po e fiton betejën për influencë dhe liri.
Sondazhi i kryer nga"WorldPublicOpinion.

org", i cili menaxhohet nga Programi për Politikat Ndërkombëtare në universitetin e Merilendit (PIPA), ka pyetur rreth 19,751 njerëz në 20 vende të ndryshme të botës se sa besim kanë ato në shtatë prej liderëve kyç të globit.
Mesatarisht, vetëm 23 përqind e atyre që janë përgjigjur ka shprehur "shumë" ose "pak" besim tek Bush. Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka marrë më shuam besim, por duke qenë se ai nuk është lider kombëtar, nuk i përket kësaj liste. Më pas vjen Brown, Putin, Hu Jintao dhe Sarkozy.

Si shpjegohet kjo votë universale mosbesimi?
Përgjigja e e shkurtër e  kësaj është periudha serioze e pesimizmit global: shumë njerëz të anketuar janë shfaqur të palumtur për gjendjen e botës. Ivo Daalder, i cili ka punuar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë argumenton se numrat, ashtu siç masin besimin në zyrtarët individualë, janë edhe një "reflektim i mënyrës se si ndihen njerëzit për kushtet e tyre aktuale". Richard Holbrooke, ambasador në OKB nën drejtimin e Bill Clinton është shprehur se sondazhi dëshmon "pakënaqësinë e njerëzve me mënyrën sesi lidershipi botërore po trajton problemet kryesore aktuale".
Nga të anketuarit, ato më pak negativë ishin njerëzit e dy vendeve që po kthehen në fuqi të mëdha: Kina dhe India. Edhe Bush ka marrë në këto vende nota besimi, ndërkohë që vlerësimi për Putin dhe Hu Jintao ishte stratosferik. Steven Kull, drejtor i "WorldPublicOpinion.org" e shpjegon bujarinë e të anketuarve kinezë me faktin se "kur je në rritje ka një ndjesi që shkakton dispozitë më të ndritshme.
Sidoqoftë, pesimizmi i përhapur nuk e shpjegon vlerësimin relativisht të lartë që kanë marrë autokratët. Fakti se ato kanë dalë aq mirë në vendet e tyre nuk është surprizë sepse siç shprehet Daaldar, "autoritarët gjithnjë dalin me rezultate të mira në vendet e tyre pasi kjo është detyra e tyre". Kontrolli i qeveritar i medias është i fortë në Rusi dhe në Kinë, dhe Putin e Hu janë në gjendje të përdorin makinerinë e plotë të shtetit për të gdhendur me kujdes imazhin e tyre.

Për më tepër, të anketuarit në këto kombe mund të mos jenë ndier rehat për të folur hapur dhe ashpër për drejtuesit e tyre të fortë. Sidoqoftë, ka arsye për të besuar se edhe nëse do kishin mundësi të flisnin hapur, ato prapë do i rendisnin liderët e tyre më lart. Ekonomitë në të dy vendet janë duke lulëzuar, nacionalizmi është në rritje dhe qytetarët u ndihen mirënjohës shefave të tyre kombëtarë për restaurimin e krenarisë dhe vendit që u takon në botë.
Ajo çka është më e vështirë për t'u kuptuar, është se pse Hu dhe Putin ia kanë dal;ë mirë, thuajse më mirë se çdo demokrat përveç Brown, në vendet e tjera. Kull, drejtori i "WorldPublicOpinion.org" argumenton se sondazhi nuk duhet të merret si një miratim global i autoritarëve; edhe pse ato kanë dalë me rezultate më të mira se Bush dhe Sarkozy.

Craig Charney, një anketues tjetër ndërkombëtar, thekson se nëse të dhënat do të reflektonin masën e çdo vendi, vendi i Bush do të ishte më i lartë, duke qenë si ai ka dalë relativisht mirë në disa prej vendeve më të mëdha të botës: Kinë, Indi, Indonezi dhe Nigeri. Putin do të dilte akoma më mirë në një renditje të tillë sidoqoftë, duke qenë se rezultati i tij në Indi ishte i fortë, po ashtu edhe në Kinë. Lideri rus ka marrë gjithë ashtu pikë surprizë në Ukrainë, Korenë e Jugut dhe Iran.
Dhe ai duket të jetë i vetmi lider botëror, shkalla e aprovimit të të cilit, është rritur që nga vitit i kaluar me katër pikë. Kjo i detyrohet pjesërisht fatit.

Larry Diamond në ekspert i shquar demokracie nga instituti "Stanford's Hoover Institution" sugjeron një arsye tjetër më shqetësuese, për popullaritetin e Putin.
Ai argumenton se vala e liberalizmit që ka pasuar fundin e luftës së ftohtë ka mbetur në vend, duke shkaktuar një "zmbrapsje të demokracisë". Të drejtat janë palosur mbrapsht në Rusi, Tajlandë, Venezuelë, Bangladesh dhe Filipine. Në janar, një analizë e "Freedom House" tregoi se për herë të parë që prej vitit 1994, liria nëpër botë kishte pësuar rënie për dy vite rresht.

Shtoji dhe kësaj dëmin që shkaktoi lufta e Irakut në drejtim të promovimit të demokracisë të stilit amerikan dhe rezultati është një rrëshqitje globale e besimit të publikut në demokracinë, si një sistem dhe në liderët demokratikë si individë.
Gjithnjë e më shumë votues po zgjedhin liderë të fortë si Putin apo Chavez, në vendin e tyre dhe jashtë vendit. E ndërkohë që shumica e njerëzve në botë mendojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes, kjo bindje po shuhet dalëngadalë.

Sondazhet

Një sondazh i kryer në 19 vende të botës ka zbuluar se në çdo komb, publiku mbështet demokracinë. Në të njëjtën kohë,thuajse në çdo komb, pjesa më e madhe e njerëzve janë të pakënaqur me reagimin e qeverisë përkatëse ndaj vullnetit të njerëzve. Në të 19 kombet e anketuar, pjesa më e madhe e të anketuarve kanë deklaruar se "vullneti i njerëzve duhet të jetë bazë për autoritetin e qeverisë", një princip i shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Vendet e intervistuara përfshijnë kombet më të mëdha të botës, si Kina, India, SHBA, Indonezia, Nigeria  dhe Rusia, si dhe Argjentina, Britania, Egjipit, Franca, Irani, Jordania, Meksika, Polonia, Koreja e Jugut, Turqia, Ukraina dhe territoret palestineze. Po sa duhet t'i kushtojnë rëndësi opinionit global, liderët botërorë. Nga njëra anë mund të argumentohet se opinioni publike botëror është i parëndësishëm për interesat e kombit. Nga ana tjetër mund të ketë shqetësime më pragmatiste për diplomacinë publike të një kombi. 
 
Shkruar nga Blendina Cara

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama