Mbështjetja kryesore financiere e Partisë Demokratike është marrë nga drejtorët e saj të emëruar në të gjithë vendin. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të sigurojë listën me emrat e financuesve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit e cila është depozituar në KQZ. Kontributi më i madh i anëtarëve arrin në 1 milionë lekë të reja. Përmes një investigimi është arritur që të mësohet shpërndarja e posteve që financuesit mbajnë.
Për shembull, në Sarandë mund të gjesh punonjës të portit. Ndërsa Korça, qark që e ka mbuluar ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka një numër tepër të lartë të punonjësve të tatimeve. Jo më mbrapa mbeten drejtorët e shkollave dhe të institucioneve të shëndetit publik apo të punës, të cilët janë treguar të pakursyer për të ndihmuar Partinë Demokratike, ndonëse janë buxhetorë shteti. Ja disa prej financuesve të degës së Korçës: Gjergji Papa dhe Ledina Aliolli, deputetë, Pëllumb Beqiri, drejtor i CEZ, Junk Dushku, tatime, Brunilda Haruni, tatime, Arben Fezga, tatime, Mira Nasto, tatime, Ilir Frashëri drejtor i ISSH-së, Andrea Mano, prefekt, Miri Petriti, drejtor ALUZINI, Julian Kapo, drejtor ISKSH, Gentian Pere, drejtor i rrugëve rurale, Asim Dishnica Inspektoriati i Punës.
Në qarkun e Fierit bie në sy emri i Pëllumb Caushit që është drejtor nafte, dhe Luan Boçi, drejtor i shërbimit të automjeteve. Edhe në qarkun e Lezhës dominojnë drejtorët. Zef Gjioka është drejtor porti, Arian Kruja, drejtor rajonal i spitalit, Gjergj Toma, drejtoria rurale e bujqësisë, Pashk Ndoci, drejtor ALUIZNI, Ndue Vathi drejtor hipoteke, ndërsa figurojnë dhe emrat kryetarësh komune si Fran Frroku, kryetar i komunës së Shën Kollit. Edhe në këtë rreth nuk kanë munguar drejtorët e devotshëm për të mbështetur fushatën e Partisë Demokratike, Eduard Xhelili, drejtor i ISKSh-së, Ylli Pira, drejtor i entit të banesave, Tani Rumani drejtor te tatimet, Agim Hasani, drejtor i shëndetit publik, Tafil Kola, drejtor i portit. Lista e gjatë vijon edhe në degën e PD-së të qarkut të Shkodrës, ku përmes një investigimi, “Shekulli” ka mundur që të mësojë edhe funksionet shtetërore të financuesve.
Besnik Kastrati, ish drejtor i CEZ-it, Qashif Hoxha, drejtor te drejtoria e transportit, Ormir Rusi drejtor në doganë, Mark Laloshi, kryetar i tatim-taksave, Atrida Ferketi, drejtore e arsimit, Neritan Kalamishi, drejtor i hipotekës. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kukës. Ibsen Elezi, kryetari i PD-së, YII Metalia, Drejtor i DAR-it, Vjollca Vata, drejtore Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve, Rushit Gashi, drejtor i ALUIZNI-t, Astrit Haziri, drejtor i DSHP-së, Zyber Jata, drejtor i Thesarit, Arben Basha, drejtor i Rrugëve, Veri Dogjani, specialist në Tatim-Taksa, Tiranë, Fatmir Gjana, drejtor i ZRPP-së, Ilmi Duraku, doganier, Ali Tota, drejtor i Doganës, Tasim Cengu, drejtor i Zyrës së Punës, Bajram Ademi, drejtor ZGJC-së, Qarku Kukës, Halim Bakalli, Specialist i Tatim Taksave, Tiranë, Arben Korbi, kryetar i Komunës Bicaj, Ahmet Shira, kryetar i Komunës Kalis, Xhevahir Tocilla, specialist i Tatimeve Vip, Tiranë, Alketa Cena, zv.kryetare e Bashkisë Kukës, Mirdash Hoxha, drejtor i Tatim Taksave, Agron Nuredinaj, specialist i Tatim Taksave, Safet Myftaraj, Kryetar i Komunës Topojan, Xhevit Veseli, doganier, Vladimir Hoxha shef i financës ZRPP, Albert Omuri, drejtor i ZR të automjeteve, Selim Tota, drejtor shkolle, Alban Zeneli, deputet, Bilbil Miftari, specialist i Tatimeve Tiranë, Flamur Noka, deputet, Safet Noka, Drejtoria e sigurimeve, Tiranë, Dileman Nela, kryetar i Komunës Shishtavec, Artan Sinani, drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor, Arif Rexhmati, drejtor i Bujqësisë, Petrit Peposhi, drejtor i Mjedisit.