Kush jane kandidatet e inkrimininuar te PS

Kush jane kandidatet e inkrimininuar te PS

Partia Demokratike akuzon publikisht si të inkriminuar tre kandidatë të PS për zgjedhjet vendore. Kryetari Lulzim Basha deklaroi sot se me rekorde kriminale janë Artur Bushi që kandidon në Krujë, Elvis (Ervin) Roshi që rikandidon në Kavajë, dhe Ardiatik Zotka që rikandidon në Kuçovë. Për Bushin, PD ka publikuar edhe disa dokumenta e shkrime të mediave italiane, sipas të cilave ai ka qenë i dënuar për trafik droge në vitin 2010 në Vareze. PS u përgjigj me një dokument që sipas saj vërteton se Bushi nuk rezulton i dënuar nga gjykata e Milanos. Për opozitën, kandidimi i këtyre individëve është provë e aleancës që Rama e Meta kanë me krimin.

“Ata bëjnë aleanca me individë me rekorde kriminale. Ne jemi një forcë që dekriminalizimin e ka ngritur dhe shtruar për zgjidhje nga ana tjetër dyshja Rama-Meta që e kanë ngritur krimin në pushtet, vazhdon të jetë në përpjekje të vazhdueshme për pengimin e dekriminalizimit. Duke nxjerrë pretekste dhe bishta. Dyshja Rama-Meta po e sfidon hapur këtë proces me akte dhe gjeste. Kandidati socialist për Poliçanin Adriatik Zotka është kallëzuar për fshehje të pasurisë 1.5 milionë euro. Qytetarët futen në burg për 30 mijë lekë kurse kandidatët kanë rekorde për drogë siç janë Elvis Roshi në Kavajë dhe Artur Bushi në Krujë”, u shpreh Basha.

Basha tha se në këto kushte kur mazhoranca nuk pranon dekriminalizimin, qytetarët duhet ta zgjidhin vetë këtë problem duke mos u dhënë asnjë votë njerëzve të botës së krimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama