Edhe pse deri tani asnjë nuk ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t\\\'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë. Pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin, të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t\\\'u prekur nga tumori në kokë.
Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë.Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t\\\'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.
Energjia e celularit
Për sistemin GSM (sistemi i sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz.
Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 Ë. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 Ë/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 Ë/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 Ë/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës.
Ne vitin 1968 është arritur në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 Ë/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 Ë/kg. Disa vite më parë, kjo doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 Ë/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.
Gazeta: Shekulli