Erion Veliaj fitoi bindshëm garën kundrejt Halim Kosovës, por festën e tirumfit kandidati socialist nuk e ndau me familjarët, as me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe aq më pak me figurat e njohura socialiste. Erioni iu kthye gjirit të ngrohtë të bashkëpunëtorëve të tij të vjetër të lëvizjes “Mjaft”.
Ashtu si festat që organizonin dikur, të përfolura shpesh në media, ish-mjaftistët shihen të lumtur, e si njëherë e një kohë, duket se nuk kanë hequr dorë nga aksesorët që i shtojnë lezetin atmosferës. Por, me Micky Mouse-t e Erit, duket se nuk ka rënë dakord Zhaku, personazhi i njohur i tv, e cila prej pak vitesh po jeton në Gjermani.
Enida Gjata komentoi ashpër në foton që njëra prej anëtareve të fushatës së Erion Veliajt postoi në facebook. Por, sulmi i saj i rezistoi vetëm pak minutave pasi vetë vajza në fjalë u kujdes të fshinte gjurmët e asaj që mund të njollosë festën. Lapsi.al publikon komentin e Zhakut, dikur bashkëpunëtore e Erion Veliajt tek “Mjaft” por tashmë, jo më e preferuar në mes tyre.
Inida Kreuz – “Hani pini e kendoni se pagu lala . Absurde gjithe punonjes ne shtet qe pasi shfrytezjne institucionet e " pavarura" per perfitime politike apo personale defrejne dhe shpallin haptaz pa pike turpi "shkeljen " e rradhes. Nuk ju nderon kjo foto, thjesht ju nxjerr tpalamet”