Kompania Low Cost Viss Air ka hedhur hapa konkretë për marrjen me koncesion të aereoportit të Kukësit. Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri konfirmon se Qeveria është kontaktuar nga kompania ndërkohë që përfaqësuesit e saj kanë vizituar aeroportin.
Sa për negociatat për shitjen e marrëveshjes koncesionare të Aeroportit të Rinasit, Keri thotë se Ministria është vënë në dijeni nga pala gjermane për negociatat, dhe se është në pritje të përgjigjes përfundimtare e cila doi vijë pas përfundimit të tratativave.
Sa për çmimet e biletave, Keri thotë se, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit aplikon tarifa shumë të larta aeroportuale, duke i rënë nga jo më pak se 40 euro për individ.
Ky shkak bënë që çmimi i biletave nuk mund të bjerë nën kuotën e 80-100 eurove për person.
Aeroporti i Kukësit do të bëjë të mundur çmime biletash nën 40 euro. Sipas Kerit, së shpejti duket se do të kemi edhe një aeroport të tretë në Sarandë, i cili do të orientohet kryesisht nga turizmi.