Nëse një person është gënjeshtar, i tillë do të mbetet përgjithmonë. Mos prisni që të përmirësohet, të ndryshojë, të jetë besnik dhe mos të ta thyejë kurrë më zemrën. Madje do ta bëjë sërish dhe ribëjë sa herë të ketë mundësi, në mënyrë më profesionale që t’i të mos e kuptosh. Joshja, shkeljet, rreziqet, ajo drithërimë që të përshkon trupin, emocionet, dëshirat, hormonet, gjahu: çdo mashkull ose femër do të dëshironte t’i provonte edhe një herë këto ndjesi. Shpesh i kemi dëgjuar gjyshet të thonë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron” dhe kanë të drejtë, sepse ato e dinë mirë që meshkujve, më tepër se femrave, u pëlqen “të gjuajnë”. Le ta themi hapur, asnjë njeri nuk është i ndershëm deri në fund të jetës. Ajo që i mban të bashkuar dy persona deri në fund të jetës është dashuria. Por edhe në këtë pikë ka dyshime, sepse ka nga ata që e besojnë dhe të tjerë jo. Kjo gjë ndodh për arsye se edhe dashuritë më të mëdha dhe martesat më të gjata kanë periudhat e tyre të uljes dhe ngritjes, momentet e lodhjes dhe vështirësisë. Janë pikërisht këto situata që fillojnë të dobësojnë një lidhje. Kur nuk ndodheni në shtëpi, pra keni shkuar për të pushuar diku, në zyrën e bashkëshortit vjen një kolege e re pune, elegante dhe shumë simpatike. Dihet që burrat nuk e njohin fjalën rezistencë në të tilla raste, sidomos kur një grua tregohet e gatshme dhe e edukuar kundrejt tyre, i admiron dhe i vlerëson. Gjërat fillojnë të shkojnë edhe më mirë kur kolegia është e re në moshë. Pra, pas atyre gjërave që ishin shkruar më lart, arrijmë sërish në përfundimin: kush tradhton një herë e bën rrugë.
Por jo të gjithë mendojnë kështu. Ka edhe nga ata që pas një tradhtie vendosin të falin, të hedhin gjithçka pas krahëve, të bëjnë sikur diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dikush tjetër mendon që një tradhti, ose një periudhë ndarjeje për të shkuar me partnerë të tjerë forcon lidhjen e çiftit. Pastaj të mos përmendim ato vajzat e lehta që mendojnë se partnerët e tyre mund të ndryshojnë, sepse ato zgjedhin strategji që t’i bëjnë për vete. “Ai e ka kuptuar se sa më ka lënduar dhe më është betuar se nuk do ta përsërisë më kurrë. Që nga ajo kohë më ka qëndruar vërtet besnik. Nuk ia ndaj sytë”, shkruan një vajzë. Por a është jetë kjo? Është e drejtë të kontrollosh çdo lëvizje të partnerit? Çfarë ndodh me besimin kur në një lidhje mbizotërojnë gjëra të tilla? Të gjithë e kanë të vështirë të ndahen nga njeriu i zemrës, por në një lidhje dashurie kësisoj gjërash nuk janë të pranueshme. Çdo femër duhet t’i thotë jo partnerit të saj nëse zbulon që ai e ka tradhtuar. Nuk do të ishte e udhës të bënit pakt me të, sepse tradhtia nuk falet.
Sytë që na magjepsin më shumë janë ata që na shohin. Në një farë mënyre çiftet tentojnë të jenë të pandarë, pra të lidhen me persona të të njëjtit nivel tërheqjeje, inteligjence, bekgraundi, apo fuqie ekonomike. Kur njerëzit dalin jashtë të zakonshmes ndodh që të tjerët t‘i shohin me mosbesim për zgjedhjet e bëra dhe ua vënë në pikëpyetje motivet e vërteta të zgjedhjes. Një grua e re e bukur, për shembull, mund të vendosë që të mos kërkojë të çiftëzohet me një djalë të ri e tërheqës të së njëjtës sërë me të, por të vendosë që bukurinë e saj ta shfrytëzojë për t‘u lidhur me një burrë në moshë shumë më të madhe, por që të jetë i pasur. Sigurisht që bëhen zgjedhje të tilla, por ato nuk janë natyrore.
Çiftet që kalojnë periudha të gjata krize nuk janë të lumtur. Duket sikur kanë frikë nga përballja dhe për të shmangur këtë gjë shtiren sikur gjithçka shkon mirë. Në fakt, krizat që kalojnë shumë çifte janë pozitive: duke analizuar të shkuarën, krijojmë një të ardhme të re për jetën në çift. Nëse partnerët nuk ndryshojnë, atëherë gjithçka prishet dhe merr fund. Përballimi i një krize jo domosdoshmërish mund të jetë i dëmshëm. Kush e pranon, mund ta kapërcejë duke fituar besim. Nga kjo eksperiencë do të mësojë se në rast krizash në të ardhmen i ka të gjitha mjetet për të reaguar pozitivisht. Mund të ketë momente në jetën e çiftit, ku njëri prej të dyve nuk është në gjendje të pranojë disa pohime. Thënia e së vërtetës mund të mos jetë gjëja e duhur, për shembull kur kalohet një periudhë e vështirë. Gjithsesi, është mirë që partnerët të mos i mbajnë sekrete njëri-tjetrit. Krijimi i një lidhjeje mbi gënjeshtra sjell vetëm shqetësim dhe ftohjen e partnerëve me njëri-tjetrin. Nëse partnerët nuk janë xhelozë për njëri-tjetrin, atëherë duhet parë se deri ku arrin interesi i tyre për njëri-tjetrin. Nuk po flasim për xhelozinë kronike ose patologjike, e cila limiton në maksimum lirinë e tjetrit. Në rastin e një xhelozie normale, kjo ndjenjë tregon një shenjë interesi. Mungesa e xhelozisë mund të kuptohet nga partneri/a si mungesë vëmendjeje dhe kjo mund të jetë thikë me dy presa.