Nje dite perpara ekspozites, drejtori i Galerise, Rubens Shima shpjegon: "Instalimi i ekspozitave ka mbaruar. Jane duke u perfunduar detaje te vogla, qe kane te bejne me sinjalistiken, me etiketat e veprave, me vendosjen e titujve, banerave, gjithe kjo pjesa e "make-up-it" qe eshte e domosdoshme". Shima pohon edhe se "te gjitha masat merren per efektin e kesaj ekspozite, per vlera te jashtezakonshme historike, artistike dhe financiare qe ka".
Ekspozita, e gjitha pjese e koleksionit "Ca' La Ghironda" te koleksionistit italian Francesco Martanit, eshte instaluar ne katin e dyte te Galerise Kombetare dhe eshte e ndare ne dy seksione. I pari, me titull "Shkelqime klasike", prezanton vepra te artisteve italiane te shekullit XVI-XVII, Francesco Raibolini, Guido Reni, Annibale Carraçi, Giovanni Francesco Barbieri. Pjese e ketij seksioni eshte edhe nje veper nga artisti flamand i shekullit XVII Anthony Van Dyck. Ky eshte nje prezantim i shkollave te ndryshme italiane, Bolonjes, Romes, Venecias, Napolit dhe temat e trajtuara jane biblike, te antikitetit romak dhe peizazhe.
Seksioni i dyte, me titull "Atmosfera te shekullit XX" prezanton tendencat dhe kerkimet artistike te autoreve te njohur boterore: Pablo Picasso, Kazimir Malevich, Giorgio de Chirico, Giorgio Morandi, Rene Magritte, Piet Mondrian, Marc Chagall, Joan Miro, Francis Bacon, Lucio Fontana, Andy earhol, Jean Michel Basquiat. Ekspozita qendron e hapur deri me 30 maj. Organizohet ne kuader te stines se aktiviteteve Italo Shqiptaro "Dy popuj, nje det, nje miqesi".