Kushtet ne vendin e punes ndikojne ne shtatzeni
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Duke përcjellë 1.100 shtatzëna, shkencëtarët nga Universiteti i Dublinit kanë vërtetuar se kushtet e tilla të punës ndikojnë në më shumë se 50% të rasteve që foshnja të lindë me masë më të vogël se normalisht.
Është treguar se edhe shtatzënat të cilat kanë orar jo të rregullt pune, janë për katër herë më të rrezikuara për të lindur parakohe, pavarësisht statusit të tyre ekonomik. Autorët e studimit, këto rezultate i shpjegojnë me ndikimin e kushteve të këqija në vendin e punës, por edhe si pasojë e stresit që krijohet në punë.
CdoDite