Kuvajt fyen Emirin ne Twitter denohet me 5 vite burg

Kuvajt, fyen Emirin ne Twitter, denohet me 5 vite burg
Një gjykatë në Kuvajt ka dënuar me pesë vite burg një burrë, i cili kishte postuar në Twitter një koment fyes për Emirin. Burri i quajtur Mohammad Eid al-Ajmi ka marr dënimin maksimal të parashikuar për portalet e informacionit.

Ky nuk është dënimi i vetëm që është dhënë në Kuvajt për përdoruesit e Twitter, të cilët kanë kritikuar figurën e Emirit. Amnesty International ka lëshuar alarmin se në Kuvajt po kërcënohet liria e shprehjes dhe organizimit të qytetarëve.

Muajin e kaluar, një gjykatë ka dënuar dy burra me dy vite burg, sepse kishin fyer Emirin në Twitter. Ndërsa në qershor të vitit të kaluar, një person u dënua me 10 vite burg, pasi  u shpall fajtor për akuzën e “vënies në rrezik të sigurisë së shtetit”. Sipas autoriteteve ai  kishte fyer Profetin Muhamed dhe drejtuesit e Arabisë Saudite e Bahrain në mediat sociale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama