Kuvend- Debate te ashpra mazhorance-opozite

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj1-525x35020

TIRANË, 22 Tetor/ATSH/.- Seanca plenare e Kuvendit ka vijuar të enjten me debate dhe replika të ashpra mes palëve, ndërsa në rend dite është diskutimi i projektligjit "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik'. Çështja CEZ, që vijon të mbetet pika më e nxehtë e politikës së ditës, por dhe tema të tjera, nxitën përplasje të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës.
Këta të fundit reaguan ashpër, pas fjalës së kreut te ekzekutivit, duke deklaruar se qeveria ka rënë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
"Sot kryetari i Kuvendit dhe ministrat e LSI-së e kanë bojkotuar qeverinë e 'një milion shuplakave'. Qeveria e Ramës ka rënë dhe kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Jeni në vitin e tretë të qeverisjes dhe në 25 vite nuk gjendet qeveri tjetër me dështimin më spektakolar. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme", deklaroi deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, ish-kryetare e parlamentit.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama tha se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje se 'opozita është hall'.
"Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme se ti ëndërron të humbë prapë kryetari yt i vogël?! Ne nuk do ta bëjmë këtë se ju jeni në hall dhe ne ua dimë hallim, por ne nuk merremi dot me hallet tuaja dhe nuk shkojmë dot në zgjedhje se ju keni halle. Nuk është tharë akoma vula e rezultatit të 21 qershorit. Gjejini punë opozitës dhe merruni me gjëra serioze e pastaj hajde diskutoni për çështje programore", ju drejtua kryeministri ish-kryeparlamentares Topalli.

"Auditimi i sektorit publik", Angjeli:Pr/ligji i shërben menaxhimit më të mirë të fondeve
anastas angjeliSeanca plenare e Kuvendit u përfshi sot shpejt nga debatet, ndërsa në fillim te rendit te dites ishte diskutimi i projektligjit "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik'.

Duke mbrojtur pr/ligin në fjalë, deputeti socialist Anastas Angjeli, tha se ai i shërben një menaxhimi më të mirë të fondeve dhe shpenzimeve të institucioneve publike si dhe në shërbime më të mira për qytetarin.

Ndryshimet në ligjin "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik", së bashku me ligjin "Për procedurat tatimore" e ndryshimet në Kodin Penal që po diskutohen në komisionet e përhershme parlamentare, vijoi Angjeli, janë shprehje e vizionit të qartë të qeverisë në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe përdorimin më efektiv të fondeve publike.

Patozi:Qeveria ka rënë, ajo nuk ngjall më shpresë tek shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në fjalën e tij, tha se për çdo shtet, çdo përmirësim ligjor është i i rëndësishëm e i mirëpritur, por ligji 'p[r auditin e brendshem' nuk i shërben këtij qëllimi, pasi sipas tij, 'ne nuk vuajmë nga korrupsioni për shkak të vakuumit ligjor'.

Gjatë diskutimit të tij, deputeti demokrat, përmes një gjuhe të ashpër, denoncoi qeverisjen e majtë, duke deklaruar se 'ajo nuk ngjall më shpresë tek shqiptarët".

Kjo situatë, vijoi deputeti demokrat, nuk e zbeh rolin e opozitës në këtë Shqipëri depresive që tkurret nga mungesa e perspektivës. I takon Partisë Demokratike që të marrë flamurin dhe t'i bindë që sot shqiptarët, se ne nuk do të qeverisim asnjë ditë si këta (maxhoranca)", tha Patozi në fjalën e mbajtur sot në parlament.

Rendi i ditës

Krahas pr/ligjit 'Per auditimin e brendshem' rendi i ditës i seances se sotme plenare parashikon gjithashtu ratifikimin e dy marrëveshjeve, asaj mes qeverisë shqiptare dhe japoneze për furnizimin me automjete të gjeneratës së ardhme, miqësore ndaj mjedisit, si dhe marrëveshja e financimit të projektit të fizibilitetit për ndërtimin/rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe KFW-në.
/a.s/ /a.ke/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama