Kuvend Ylli Manjani minister i ri i Drejtesise

TIRANË, 12 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 81 vota pro, 27 vota kundër dhe asnjë abstenim dekretin e Presidentit që emëron Ylli Manjanin në postin e ministrit të ri të Drejtesisë. Manjani zëvendëson në këtë post Nasip Nacon, i dorëhequr pak ditë më parë. Ai është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionuit të majtë qeverisës.
Kuvendi miratoi me 104 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e Presidentit që shkarkon z. Nasip Naco nga posti i ministrit të Drejtesise.

Seanca e sotme miratoi gjithashtu me 78 vota pro, 31 vota kundër dhe 1 abstenim projektligjin 'për planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025´´.

Me 111 vota pro deputetët miratuan ratifikimin e protokollit nr. 15, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore", ndërsa me 105 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase 'për mbrojtjen shoqërore'.
Me 78 vota pro dhe 24 vota kundër Kuvendi miratoi projektligjin "Për efiçencën e energjisë", ndërkohe qe nisma ligjore për një ndryshim në ligjin "Per mediat audiovizive", e propozuar nga deputeti socialist, Taulant Balla, u terhoq nga ky i fundit.
Seanca e sotme, që zgjati rreth 12 orë, u dominua nga debatet e ashpra mes palëve, ku në qendër ishin zhvillimet e fundit politike, si publikimi i progres raportit të KE-së për Shqipërinë, cështja e kriminalizimit të shpifjes, etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama