Kuvend diskutohet ndryshimi ne ligjin per barnat

3001-Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-gjate-seances-plenare-ne-kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ARKIVE-476x3503TIRANË, 15 Tetor/ATSH.- Kuvendi po debaton të enjten një ndryshim në ligjin "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", që synon tregtimin edhe në Shqipëri të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, në respekt të detyrimeve të marrëveshjes CEFTA, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Pas miratimit të këtij ligji në vitin 2014, nga disa vende të Ballkanit u ngrit shqetësimi lidhur me përmbajtjen e nenit 2, të tij ku parashikohet se për barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit agjencia do t'i propozonte ministrit përgjegjës për shëndetësinë lëshimin e autorizimit për tregtim, vetëm nëse ato kanë marrë autorizimin për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si edhe në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shpjegoi gjatë fjalës së tij se "në 9 muaj të qeverisë së kaluar në krahasim me 9 muaj të kësaj qeveria, janë kryer 4.25 herë më shumë analiza për sigurinë e barnave, ndryshe nga spekullimet tuaja. Nga janari 2015 janë regjistruar me dhjetra barna nga kompanitë e origjinës. Flasim për barnat e ballkanit, meqënëse thoni që ky ligj rrit rrezikun e kontrabadës. Ja çfarë ndodhi me barnat e Ballkanit kur keni qënë ju. Gjysmat e barnave të Ballkanit janë regjistruar 1 janar 2013 dhe 1 gusht 2013. Pra gjysma e barnave që vijnë nga Serbia janë regjistruar para se të iknit ju nga pushteti".

'Po marim 9 muajt e fundit të qeverisë së kaluar me 9 muajt e këtij viti. Ekzaminimet imazherike, rritje me 210%, ndërhyrjet kirurgjikale 120 % etj janë rritur vetëm në QSUT gjatë këtij viti, padyshim që edhe cilësia e barnave është më e mirë se vitet e kaluara. U fol se rezonanCa ka vonesë, po, një muaj, por e gjetëm 3 muaj me vonesë. Mund t'ju them që është një muaj për banorët e Tiranës por për banorët e tjerë është 2 javë. Mund të them që vitin tjetër, në Shkodër dhe Lezhë do të ketë një rezonancë të re", tha Beqaj lidhur me gjendjen në spitale

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, propozuan një amendim në ligjin në fjalë që do të zgjidhë shqetësimet e vendeve të CEFTA dhe e sjell legjislacionin shqiptar në përputhje me angazhimet e OBT-së dhe CEFTA-s. Kjo marrëveshje nuk parashikon dispozita specifike për barnat, por rregullon marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me vendet e Ballkanit.

Sipas përcaktimeve të CEFTA-s vendet e Ballkanit duhet t'i trajtojnë barnat shqiptare në mënyrë të njëjtë me ato të prodhuara në vendet e tyre.

Opozita shprehet kundër këtij ndryshimi, që sipas saj është 'klientelist' dhe sjell 'prishjen e rregullave të tregut farmaceutik', por është dhe një mundësi për futjen në qarkullim të barnave me origjinë të dyshimtë dhe të pasigurta./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama