TIRANË, 29 Tetor/ATSH/.- Kuvendi diskuton të enjten një ndryshim në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë.
Rendi i ditës parashikon sot edhe ratifikimin e marrëveshjes së konsulencës, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
Gjithashtu, sot në Kuvend pritet të betohet deputeti më i ri i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, i cili mori mandatin e deputetit të dorëhequr Arben Ndoka./a.s/ /a.ke/