Kuvend/ Leskaj Marreveshja me SHBA-ne ndihmon ne rritjen e efikasitetit ne institucionet ligjzbatuese

TIRANE, 23 Korrik/ATSH/- Nënkryetarja e Kuvendit, deputete e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj deklaroi të enjten në Kuvend se marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, ndihmon në rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit.

"Nuk është një shumë parash që SHBA i japin Shqipërisë, përkundrazi është më shumë se kaq. Me këtë marrëveshje ofrohet së pari një partneritet, partneritet strategjik e mbështetje në kapacitete institucionale e ekspertizë për institucione ligjzbatuese në luftën kundër krimit", theksoi Leskaj gjatë seancës së sotme plenare.

Rëndësia e saj, vijoi Leskaj, buron nga dy elementë thelbësorë, nga çështjet që adreson dhe momentin në të cilin është firmosur. "Është mbështetje që vjen në momentin kur qeveria aktuale ka dëshmuar një moment të qartë politik në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, çka rrit garancitë edhe për zbatimin me sukses të marrëveshjes", tha Leskaj.

Më tej, ajo iu përgjigj edhe akuzave të opozitës më herët në Kuvend. "U tha nga disa kolegë që kjo marrëveshje vjen për shkak të paaftësisë së qeverisë. Nuk është mirë të vini në gojën e partnerëve seriozë gjëra që nuk janë as në marrëveshje dhe as nuk janë deklaruar", u shpreh Leskaj. Është e qartë, tha ajo, edhe nga marrëveshja, për sa kohë lë të hapur edhe mundësinë për një tjetër financim, përveç afër 8 milionë dollarëve që përfshin kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër, vijoi Leskaj, marrëveshja vjen edhe në një moment të caktuar, kur kërcënimi nga terrorizmi dhe çështjet e sigurisë janë imediate, kur lidhja e terrorizmit me narkotrafikun si burim e mbështetje ekonomike është e vlen e besoj se kjo e shumëfishon edhe rëndësinë e marrëveshjes, ashtu si edhe përgjegjësitë tona për zbatimin e saj.

"Rëndësia lidhet edhe me sektorin që adreson kjo marrëveshje. Mbështetja a fokusuar në zhvillimin e sektorin e drejtësisë penale dhe atë të zbatimit të ligjit, vë gishtin në dy plagë të hapura duke krijuar një mundësi shumë të mirë në rritjen e efikasitetin e punës në këta sektor. /a.gjonaj/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama