Kuvendi diskuton sot buxhetin faktik 2014

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj1-525x3502011-300x200TIRANË, 5 Nëntor/ATSH/.- Kuvendi në seancën plenare të së enjtes diskuton buxhetin faktik të shtetit për vitin 2014. Rendi i ditës i seancës parashikon dhe pr/ligjin "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile", si dhe disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për mediat audiovizive".
Kuvendi pritet të miratojë gjithashtu dhe pr/vendimin "Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave".
Ashtu sikurse dhe në seancat e mëparshme për votim janë disa pr/ligje, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar (84 vota), si disa shtesa dhe ndryshime në "Kodin Rrugor", një shtesë në ligjin "Për nëpunësin civil", etj.
/a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama