Kuvendi heshtje ne nderim te Vace Zeles

Kuvendi heshtje ne nderim te Vace Zeles

Kuvendi i Shqipërisë e nisi sot seancën me një minutë heshtje në nderim të këngëtares Vaçe Zela, e cila u nda sot nga jeta në moshën 74-vjecare.

“Vace Zela, mbretëresha e kurorëzuar e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Për të nderuar këtë figurë të jashtëzakonshme të këngës muzikës dhe kulturës sonë ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ligjvënësit në heshtje u ngritën në këmbë dhe nderuan në heshtje të madhen Vace Zela.

Politikanët shqiptarë nuk kanë harruar që gjatë marrjes së fjalës së tyre të thonë dy fjalë në nderim të kënëgëtares që mban titullin “Nderi i Kombit”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama