TIRANE, 15 Tetor /ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes pas diskutimesh të gjata mes opozites dhe maxhorancës, disa projektligje të rëndësishme social ekonomike.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 8 vota kunder Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.139, datë 15.5.2009 "Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve të shkollave të larta, qëndrës së studimeve albanologjike, akademisë së shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë" .
Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 105/2014 "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik" u miratua me 72 vota pro e 9 vota kunder . Ndersa Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.296, datë 8.7.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" , u miratua me 72 vota pro dhe 2 vota kunder.
Projektligji "Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar" , Projektligji "Për inspektimin financiar publik", u miratuan me 72 vota pro. Ndersa Projektligji "Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar", u miratua me 73 vota pro asnje vote kunder.
Projektvendim "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare" u miratua me 74 vota pro . e.xh/ /a.g/