TIRANE, 6 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Kuvendi miratoi në orët e para të së premtes (01:21) buxhetin faktik të shtetit 2014. Me 75 vota pro, 1 vote kundër dhe asnje abstenim deputetët e maxhorances miratuan pas 14 orë debatesh të forta pr/ligjin, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Në mbyllje të diskutimit në parim, ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se gjatë vitit 2014 ekonomia shqiptare shfaqi shenja përmirësimi, ku rritja ekonomike ishte në masën 2.1 %. Po ashtu, tha ministri, gjatë këtij viti u shlyen gjysma e detyrimeve per biznesin që mbaheshin në tetë vite. Gjithashtu, me këtë buxhet u arritën të shlyhen 5300 fatura dhe 1700 vendime gjykatash.
Ne 2014-n, vijoi Cani, u dyfishuan paratë për mirëmbajtjen e rrugëve, që eshtë një ndihmesë e madhe për rritjen e sigurisë rrugore. Po ashtu, sipas ministrit me fondet e buxhetit 2014, janë shlyer 4.3 miliardë detyrime të prapambetura për personat me aftësi të kufizuar.
Sa i takon shëndetesisë u hoq TVSH-ja e barnave, cmimi i te cilave eshte ulur me 30 për qind.
Gjatë seancës së sotme deputetët miratuan me 75 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim pr/ligjin "Për krijimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile". Kuvendi vendosi sot dhe per shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave".
Po ashtu, séanca e sotme vendosi që deputetja Mesila Doda të jetë anëtare e komisionit të Cështjeve Sociale, ndërsa deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj do të jetë anëtar i përhershëm i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.