Pas më shumë se 10 orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro dhe 42 kundër aktin normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e buxhetit 2013. Kreu i qeverise, Edi Rama ka deklaruar ne sallen e Kuvendit se sikur ata qe u ndeshkuan me vote te mos kishin bere ate qe bene me financat, nuk do te ishte e nevojshme nje gje e tille. Rama tha se arka e shtetit eshte bosh, pasi qeveria e meparshme la pas borxhet e shiritave.
“Ne jemi per te lehtesuar dhimbjet e nje populli te tere qe i keni marre parate, por edhe fytyren, duke e bere qeverine borxhlijen e madhe ndaj sistemit eletroenergjetik shqiptar”- tha ai. Mderkaq, ish kryeministri Sali Berisha tha sot vota e shqiptarëve për koalicionin qeverisës, me miratimin e aktit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2013, kthehet në një dorë të zezë që futet në xhepat e tyre. Ju nuk keni interesa kombëtare, iu drejtua Berisha maxhorances, por ju keni vetem interesa personale. Ai ftoi deputetet qe te mos e votojne aktin, pasi sipas tij, do te hyjne ne Ginnes, si dëshmia më flagrante e instalimit te kleptokracisë.
***
Në realacionin që shoqëron aktin normativ se synohet përshtatja e buxhetit 2013 me përbërjen e qeverisë dhe reflektimi i disa emergjencave të programit të saj. Me kete akt normativ, qeveria parashikon shkurtimin me rreth 16.2 miliardë lekë të shpenzimeve, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet. Me rritjen e re, borxhi publik i vendit prek nivelin e 68% të PBB-së, pa përfshirë këtu detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, që e çojnë këtë tregues në mbi 73%.