Kuvendi rikthen edhe dy vepra ne Galerine Kombetare te Arteve

Kuvendi rikthen edhe dy vepra ne Galerine Kombetare te Arteve

“Kuvendi i Lezhës” nga Zef Shoshi dhe “Gruri i Mbarë” nga Nestor Jonuzi janë dy veprat e radhës të cilat iu bashkuan fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kuvendi i Shqipërisë bëri të mundur që këto tablo të kthehen në GKA pasi ishin marë nga ish-selia Komitetit Qëndror të PPSH në vitin 1981. Kuvendi i Shqipërisë ka kthyer më parë edhe veprat si, “Gryka e Mezhgoranit” punuar nga Guri Madhi në vitin 1969, “Gjirokastra” nga Bashkim Ahmeti, “Pejzazh” nga Fatmir Thaçi, “Njerëzit e ditëve tona” nga Minella Saro dhe “Ullishtja” e Ilir Çakallit.

 

Sipas “ATSH”, në ditët në vijim pritet që ky institucion të kthejë edhe pesë vepra të tjera. Galeria Kombëtar e Arteve është në proçes inventarizimi dhe verifikimi për rreth 120 vepra që janë shpërndarë para viteve ’90 në institucione të ndryshme.

 

GKA ka njoftuar së fundi se nga 11 vepra që janë inventarizuar në Ministrinë e Jashtme, katër prej tyre mungojnë. Konkretisht, Pashk Shoshi “Trina”, vaj; Jorgji Gjikopulli “Në trojet tona”, vaj; Vangjush Mio “Kthimi në fshat”, vaj; Vangjush Mio “Këneta e Maliqit” vaj;, Sofokli Koçi “Valltarët”, allçi. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama