TIRANE, 12 Nëntor/ATSH/.- Kuvendi pritet të votojë sot dekretin e Presidentit që emëron z. Ylli Manjani në postin e ministrit të Drejtësisë. Z. Manjani do të zëvendësojë në këtë post ministrin e dorëhequr të hënën, Nasip Naco. Kandidatura e z. Manjani, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u propozua nga kryeministri Edi Rama vetëm pak orë pas njoftimit të dorëheqjes nga z. Naco.
Seanca e sotme parlamentare ka gjithashtu në rend dite edhe miratimin e disa projektligjeve si, ai 'Për planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025'; ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë 'për mbrojtjen shoqërore"; pr/ligji "Për efiçencën e energjisë", etj./a.s/ /a.ke/