Ky dimer pritet te jete dimri me i acarte i 1000 vjeteve

Ky dimer pritet te jete dimri me i acarte i 1000 vjeteve
Qendra meteorologjike Europiane në Ballkan njofton se ky dimër do të jetë i acartë me temperatura që do të shkojnë në -30 gradë celcius. Sipas asaj që raporton Radio Europa e Lirë, meteorologët në Rusi parashikuan se ky dimër do të jetë më i ftohti gjatë 1.000 viteve të fundit. Europën e pret një dimër i pazakontë si pasojë e verës së pazakontë në Europën Verilindore dhe pjesën më të madhe të Ballkanit. “Parashikimi, për të cilin punohet një kohë të gjatë, gjithnjë e më pak është valide. Ende shkenca nuk ka metoda aq të sakta. Ajo që mund të thuhet është se ky dimër me siguri do të jetë më i ftohtë se ai i kaluari”, tha Zhelko Majstoroviç nga Sarajeva për “Europa e Lirë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama