Ky eshte 23-vjecari i vrare ne Lezhe me plumb ne koke

Ky eshte 23-vjecari i vrare ne Lezhe me plumb ne koke

Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dieles përballë kompleksit të shkollave të qytetit.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur Kristjan Marku 23-vjeç, ndërsa përsoni i plagosur është shtetasi Altin Gjoni 38-vjeç nga fshati Tale i Lezhës, i cili ishte klient në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Sipas policisë kanë qenë dy përsona të cilit po lëviznin me një automjet tip “Audi” pa targa të cilët kanë qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit sapo ka dalë nga një lokal. Ata kanë qëlluar tre herë në drejtim të tijë me armë zjarri tip pistolete, ndërsa për tju shpëtuar plumbave viktima është futur në një lokal por pa mundur që t’i shpëtojë atentatit.

Plumbat e marra në gjoks dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarit nga lahjia “Xhenjo” e qytetit të Lezhës. I plagosur rëmdë aksidentalisht në këtë ngjarje ka mbetur edhe 38-vjeçari Altin Gjoni i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jeten, pasi ka marrë një plumb në gojë.

Në ldihje me ngjarjen blutë e Lezhës kanë shoqëruar disa përsona të cilët mund të kenë dijeni dhe po merren në pyetje, mes tyre edhe përsoneli i lokalit të cilët kanë qenë protagonist të ngjarjes. Gjithashtu është bërë të ditur se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, të cilët do të ndihojne grupin hetimor për zbulimin e autoreve të këtij krimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama