Muhammad Ali i lindur me merin Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville (SHBA) është një ish-boksier profesional amerikan.
Ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karierës, Aliu është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai i ka mbështetur: lirinë fetare dhe drejtësinë racore.
Ai është një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit. Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.
Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje.
Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam, shkruan Telegrafi.
Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë kalim të tijë ndikim të madh kishte miku i tij i ngusht Malcolm X.
Muhamed Ali vdiq pas një sëmundje në moshën 74 vjeçare.