“LG” ka konfirmuar zyrtarisht se do të ndërpresë prodhimin e televizorëve plazma, duke filluar nga fundi i muajit nëntor. 30 nëntori është shënuar si data e përfundimit të gjeneratës së televizorëve plazma. Ky vendim është marrë pasi, kompania do të fokusohet në krijimin e televizorëve me ekran OLED.
“LG” ka prodhuar televizorin e parë plazma në vitin 1999, katër vjet pasi “Fujitsu” krijoi televizorin e parë me këtë teknologji. Edhe kompani të tilla si “Panasonic” dhe “Pioneer” krijuan televizorë të tillë, por nuk patën shumë sukses në treg. Por tani kërkesa për këta televizorë është ulur.
Firma kineze “Changhong Electric Co” është e vetmja kompani që merret me krijimin e ekraneve plazma për televizorët, por nuk e dimë nëse ekranet e saj do të tregtohen edhe jashtë Kinës. Gjithsesi, analistët parashikojnë se në vitin 2017 nuk do të ketë më televizorë plazma.