LSI Maxhoranca e unifikuar per reformat; prioritet dekriminalizimi dhe reforma ne drejtesi

- Nënkryetari LSI-së, Ylli Manjani do të jetë zëdhënësi zyrtar i LSI-së për reformën në drejtësi -

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili Foto ATSH (ARKIV)TIRANË, 25 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi të dielën se maxhoranca ka ndjeshmëri të njëjtë për reformat madhore të vendit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga selia e LSI-së, Vasili dhe nënkryetari LSI-së, Ylli Manjani kanë ndarë me publikun qëndrimet e kësaj force politike lidhur me çështjet më të nxehta të aktualitetit.

Kryetari i grupit kuvendor, Vasili theksoi se lidhur me reformat madhore të vendit, maxhoranca ka qëndrime të unifikuara. "Maxhoranca ka të njëjtat ndjeshmëri lidhur me reformat madhore të vendit. Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi janë dy nga çështjet të cilat kanë interesin më të lartë të politikës dhe publikut. Kemi humbur 25-vite për të bërë reformën në drejtësi, ka ardhur momenti të mos luajmë politikisht, këtu e kam me opozitën, por të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur", tha Vasili.

Ai shtoi se Nënkryetari LSI-së,Ylli Manjani do të jetë zëdhënësi zyrtar i LSI-së për reformën në drejtësi.

Deklarata-për-shtyp-e-NKryetarit-të-Lëvizjes-Socialiste-për-Integrim-z.Ylli-Manjani-300x200Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se drejtësia është thelbësore për një vend demokratik. "Tashmë ka një projekt për të realizuar disa ndryshime kushtetuese në raport me drejtësinë. Ka disa pr/ligje të identifikuara, të cilat duhet të hyjnë në kalendarin e vendimmarrjes. Ne kemi insistuar dhe gjejmë një koordinim të plotë brenda koalicionit dhe jo vetëm. Nevoja për konsensus është mjet thelbësor për suksesin e reformës. Pa këto nuk do të bëhej reforma", tha Manjani.

Ai shtoi se Kuvendi po diskuton edhe çështjen e dekriminalizmit. "Është një çështje ku ka bashkëpunim. Ku Partia Demokratike edhe pse ka në duar një draft thuajse të njëjtë me kërkesat e saj, e vonon dhe shpresojmë që vonesa e tyre të mos jetë e pafundme, pasi ne nuk mund të presim. Ne do të kemi dhe diskutime të tjera për këto çështje", tha Manjani, nënkryetar i LSI-së. (vijon) /m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama