LSI-Rama Ne emer te transparences do te publikojme online cdo qindarke

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama (2)TIRANË, 17 Nëntor /ATSH/ -Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim mori sot vendim që, në emër të transparencës të promovojë e para vendosjen e një standardi të ri, publikimin online të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të saj. Lajmin e bëri të ditur sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, gjatë një konference për mediat nga selia e kësaj partie.

Duke konsideruar çështjen e transparencës së fondeve me të cilat mbahen dhe funksionojnë partitë politike, si mjaft të ndjeshme në publik, LSI ka bërë të mundur realizimin funksional të transparencës së plotë të të gjithë skemës së financimit të partisë.

"Nga ky moment në faqen online të LSI-së kemi hapësirën e posaçme ku shfaqen të dhënat që kanë të bëjnë me buxhetin e partisë. E gjithë dinamika e lëvizjeve financiare, të ardhurat që vijnë nga buxheti për shkak të të qenit parti parlamentare, kuotat e antarëve apo kontributet e simpatizantëve të partisë, do të publikohen të detajuara online", bëri të qartë Rama.

Kjo nismë, tha ai, u ndërmor për të qenë në sytë e publikut me gjithçka, edhe me mënyrën e financimit dhe administrimit të fondeve publike apo jopublike.

"Në mbledhjen e djeshme të kryesisë është miratuar buxheti i vitit 2016 dhe çdo gjë që ka të bëjë më këtë buxhet do të publikohet online. Çdo aktivitet apo veprimtari publike do të jetë në sytë e publikut edhe sa i përket anës financiare, jo më vonë se dy ditë nga mbajtja e akitivitetit. Kjo është e vlefshme edhe për LRI-në dhe LGI-në", shtoi ai. Me këtë nismë, thjeshtë vendosëm një standard demokratik, përfundoi Luan Rama./b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama