Lacio dështoi në Ligën e Europës dhe në Serinë A ndodhet shumë larg vendit të pesë që do t'i mundësonte pjesëmarrjen për në sezonin e ardhshëm.
Ekipi humbi në ndeshjen e fundit me rezultatin 0-3 ndaj Juventusit, duke thelluar më shumë krizën e rezultateve pozivie në 'Olimpiko'.
Një analizë që i është bërë skuadrës nga e përditshmja 'Corriere dello Sport', thotë se mbrojtja është reparti që çaloi më shumë.
"Duhen katër blerje për mbrojtjen e Lacios. Sezoni në vijim e bëri të pamundur për të dalluar se cila ishte mbrojtja titullare për një sërë motivesh, por që me siguri nuk është në lartësinë e një skuadrë që ka si objektiv Ligën e Europës",-thuhet për ekipin kryeqytetas.
Ndërsa për krahët, skuadra duket e mbuluar si duhet, por ka ende dyshime. "Patrik mund të rrisë performancën e tij, por duhet të mësojë të mbrohet, ndërsa Basta ka luajtur pak; Konko është mirë dhe nuk diskutohet; Brafai nuk bind në krahun e majtë, ndësa Radu nuk ka arritur të përmbushë 25-26 prezenca sezonale",-thuhet për Lacion, ndërsa Tares dhe Lotitos, u kërkohet ndryshimi i një reparti të tërë.