Lacio fitoi me rezultatin e pastër 2-0 mbrëmjen e së dielës ndaj Interit në 'Olimpiko'. Skuadra kryeqytetase iu rikthye rezultateve pozitive në Serinë A, ndërsa për zikaltrit kriza duket se thellohet edhe më shumë.
Fillimisht, Miroslav Klose firmosi me golin e shënuar në minutën e 8´ të pjesës së parë. Interi krijoi pak reaste dhe skuadra dukej e pamotivuar në fushë.
Minutat e fundit të ndeshjes për zikaltrit ishin për t'u harruar. Murilo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë në minutën e 83´, ndërsa Kandreva nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë duke e çuar rezultatin në 2-0 një minutë më pas.
Me këtë rezultat Interi i tha lamtumirë pretendimeve për zonën Champions, pasi në dy javët e mbetura ekipi ndodhet 6 pikë larg Romës së vendit të tretë, ndërsa Lacio mori më shumë një fitore prestigji. Ekipi kryeqytetas i ka humbur më parë shanset për në kupat e Europës dhe aktualisht ndohet në vendin e 8 me 51 pikë.