Lacoste nuk e do reklamen e Anders Breivik

Lacoste nuk e do reklamen e Anders Breivik
Anders Breivik i pëlqejnë shumë bluzat Lacoste. Logoja me krokodilin jeshil dallohet lehtë në bluzën e veshur një ditë pas arrestit, kur është shfaqur në sallën e gjyqit për t’u përgjigjur për masakrën ku mbetën të vdekur 96 persona. Logo e Lacoste është e dukshme në fotot e postuara në profilin e tij në Facebook dhe në manifestin e tij prej 2000 faqesh, ku ilustrohen idetë e tij për përplasjet e civilizimeve, rrezikun islam dhe nevojën për përdorimin e dhunës.

Në një farë mënyre, për 32-vjeçarin ekstremist, Lacoste duket një lloj unifrome zyrtare. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek kompania franceze e veshjeve, e cila e shqetësuar për dëmin që mund t’i shkaktohet imazhit të saj, ka kontaktuar fshehurazi policinë norvegjeze dhe i ka kërkuar ndërrimin e bluzave që përdor Breivik.

Biseda mes drejtuesve të policisë së Oslos dhe menaxherëve të firmës Lacoste i është konfirmuar të përditshmes norvegjeze Dagladet nga burime pranë policisë.

Breivik ka fituar famë ndërkombëtare dhe fotot e tij me bluzat Lacoste janë shfaqur në gazeta, faqe interneti dhe televizione në mbarë botën. Që prej dy muajsh e gjysmë, kur ai u arrestua, emri i vrasësit të Oslos është kërkuar në Google 32 milionë herë. Ai ka marrë mijëra letra nga admirues e nacionalistë të besimeve të ndryshme krahas mesazheve të urrejtjes. Një reklamë e tillë pa e kërkuar,  ka çuar në reagimin e natyrshëm të firmës franceze Lacoste.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama