Behet fjale per kengetaren Lady Gaga, e cila ka anuluar nje show per shkak te lodhjes se madhe fizike e mendore qe i ka shkaktuar turneu “Monsters Ball” dhe shfaqjet e shumta televizive.
Biondja amerikane e ka paguar kete mbingarkese pasi kaloi nje gjendje te fiketi pak para se te dilte ne skenen e “Purdue University” ne Indiana, duke anuluar gjithcka. Mjeku siguron se kengetarja eshte ne gjendje te mire shendetesore por duhet te pushoje per disa dite. “Kam qare per ore te tera pasi m’u duk sikur ju braktisa.
Nje ore para spektaklit me merreshin mendte dhe kisha probleme me frymemarrjen. Mjeket me thane se rrahjet e zemres ishin jo normale per shkak te lodhjes dhe dehidratimit. Degjoja publikun nga dhoma ime dhe kembengula per te ardhur ne koncert por nuk mund te beja asgje.
Nga : Top-channel.tv