Lagerbak Jemi gati per Angline u stervitem edhe per penalltite

Lagerbak: Jemi gati për Anglinë, u stërvitëm edhe për penalltitë

Lars Lagerbak ka një rekord perfekt kundër Anglisë kur ishte në stolin e Suedisë. Ai uron që ta vazhdojë serinë e tij pozitive ndaj britanikëve edhe në përballjen e sotme. "Faktorët që unë kam qenë i suksesshëm me Suedinë janë shumë të ngjashëm edhe me ato të Islandës në përgjithësi. Sepse këtu të gjithë e njohin futbollin anglez dhe shumë lojtarë luajnë në Premier Ligë.

3001

Gylfi dhe Aron i njohin disa prej anglezëve personalisht. Por, në të njëjtën kohë, stili i futbollit të tyre ka ndryshuar këto kohët e fundit dhe janë shtuar lojtarët me cilësi të larta teknike. Unë nuk e di sesa kjo do të jetë një avantazh, por mund të jetë disi. Filozofia e tyre është që të shënojnë sa më shumë gola dhe ne do përpiqemi t'i bllokojmë, ashtu siç e kanë bërë edhe ekipet e tjera", deklaroi trajneri i Islandës, i cili pranon gjatë konferencës se i ka bërë llogaritë edhe me penalltitë:

"Unë pres që Anglia ta mbajë më shumë topin se ne. Do të jetë shumë nxehtë dhe varet shumë edhe sesi do të marrë ndeshja. Normalisht është Anglia ajo që e zotëron topin, por ne do mundohemi të dalim përpara hap pas hapi kur të vijë momenti për ta bërë. I kemi përgatitur edhe penalltitë. Disa lojtarë janë treguar të saktë, disa jo".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama