Lahm Pse nuk e tradhtova kurre Bajernin terhiqem pas 2 vitesh

Lahm: Pse nuk e tradhtova kurrë Bajernin, tërhiqem pas 2 vitesh

Ka kaluar një jetë të tërë në krahun e djathtë, por guxoi të luante edhe në mesfushë, kur skuadra e tij kishte nevojë. philipp-lahmFilip Lahm tregon momentet e bukura të karrierës së tij dhe arsyen pse dashuria për Bajernin zgjati në përjetësi. Në një intervistë me legjendën e Liverpulit, Karrager, ai jep lajmin se pas 2 vitesh do ta lërë futbollin.

Ju keni qenë një nga mbrojtësit më të mirë që kemi parë në 10 vitet e fundit, por keni vendosur të tërhiqeni pas dy vitesh. Pse?

Në një moment do të vijë edhe fundi i karrierës. Unë duhet ta përgatis veten për diçka të tillë dhe prandaj them që do të tërhiqem në vitin 2018. Do të jem 35 vjeç dhe sigurisht që do të tërhiqem. E bëni diçka të tillë përpara se skuadra e Bajernit t'jua komunikojë largimin.

Ju keni qenë një mbrojtës i kompletuar në të gjitha drejtimet...

Futbolli ka ndryshuar shumë. Nëse shihni ekipet më të mëdha, do të kuptoni se ka shumë mesfushorë në fushën e lojës. Nuk ka më lojtarë që bëjnë vetëm një rol, por duhet të luajnë në role të ndryshme. Tani kemi filluar ta shohim më shumë Bajernin, sepse Guardiola do të vijë te Siti si trajner. Na thoni pak strategjitë e tij për mbrojtjen. Nuk mund t'i tregoj të gjitha sekretet e tij. Ai ishte një trajner i madh dhe i kompletuar në shumë nivele të taktikës. Ai më ka aktivizuar shpesh në krahun e djathtë, por edhe në qendër. Kjo varet nga kundërshtarët me të cilët duhej të luanim. Pep ka thënë për ju se jeni një nga lojtarët më inteligjentë me të cilët ka punuar. Ai më ka ndihmuar shumë për të lexuar lëvizjet taktike dhe unë u përgjigjesha menjëherë ndryshimeve që ai bënte. Guardiola më dha mundësi të luaja edhe në mesfushë.

Si u gjendët në këtë rol të ri?

Super. Unë kam luajtur për 10 vite si mbrojtës i djathtë, por është bukur të luash në një rol tjetër për të qenë sa më i formuar.

Ju e nisët karrierën te Shtutgarti dhe pastaj qëndruat vetëm te Bajerni. Sa i vërtetë është lajmi që në vitin 2008 ishit pranë Barçës?

Në atë kohë ishte trajner Rajkard dhe më vonë ai u largua. Do të kisha trajner sërish Guardiolën, por thjesht shtymë pak kohën për t'u takuar dhe për të punuar bashkë.

Çfarë ju ndaloi të provonit kampionate të tjerë si Anglia, Spanja apo Italia?

Unë shkova te Bajerni kur isha 12 vjeç dhe gjithmonë kam menduar se çfarë do të ndodhte në rast se unë largohesha dhe Bajerni fitonte Ligën e Kampionëve. Unë nuk doja të largohesha dhe qëndrova në këtë skuadër duke bërë realitet ëndrrën time për të fituar këtë trofe të rëndësishëm. Ka qenë gjithmonë objektivi im.

Pra, nuk mund të transferoheni te Liverpuli i Jurgen Klopit?

(Qesh) Jo në këtë kohë. Unë tani kam filluar të shoh më shumë futbollin anglez, sepse Klopi është aty. Atmosfera është e jashtëzakonshme dhe Xabi Alonso më ka treguar për tifozërinë e Liverpulit. Por tani nuk kam ndër mend të bëj aventura. Ju sapo keni fituar kampionatin e katërt radhazi në Gjermani. Diçka e tillë është historike, por Guardiola po largohet pa një Champions. Pse gjykohet për diçka të tillë? Bëmë një sezon pozitiv dhe fituam shumë tituj radhazi. Mund të bënte histori edhe në Champions, por nuk ishim me fat. Megjithatë, me Guardiolën arritëm një tjetër nivel në futbollin tonë.

Me Hejnkesin fituat tripletën. Sa e rëndësishme ishte për ju?

Sigurisht që ishte një arritje e madhe dhe ne kishim nevojë për të triumfuar. Ndaj nesh ishin ngritur shumë pikëpyetje, pasi humbëm finalen me Dortmundin dhe finalen e Champions-it. Pastaj triumfi ndaj Dortmundit ishte një sukses më vete.

Pse vendosët të rrëmbenit yjet e Dortmundit?

E nisët me Gëcen, pastaj Levandovski dhe pak ditë më parë Humels... Ai është një lojtar shumë i mirë. Ne duhet të afrojmë futbollistë sa më të mirë për të shkuar larg në Ligën e Kampionëve. Duhet të kuptoni që paraja nuk është gjithçka në futboll, por të ndihmon të jesh i suksesshëm në Europë.

Flasim pak për Kupën e Botës. Si u ndjetë kur ngritët në qiell atë trofe?

Jo keq. Ishte një mrekulli më vete. Mos rrezikuat shumë duke luajtur si mesfushor në kampionatin botëror? Kur luan me kombëtaren, nuk ke shumë kohë për të punuar me lojtarët në taktika dhe skema të ndryshme. Ishim në kaos, pasi kishim shumë dëmtime, por unë e shijova shumë rolin tim si mesfushor.

Kishit presion në Brazil?

Nuk mund të flas për presion, por e ndjenim si detyrim për të bërë një hap të madh me kombëtaren. Kishim shumë lojtarë të rinj dhe të vjetër që formonin një kombëtare shumë të fortë. E dija që do të ishte turneu i fundit me Gjermaninë dhe më vjen mirë që e mbylla në këtë mënyrë.

Mario Gëce shënoi një supergol, por Higuain kishte një rast të shkëlqyer më parë...

Është e vërtetë. Mesi gjithashtu kishte një tjetër rast të rrezikshëm. Ne luajtëm me Algjerinë në shtesë dhe sigurisht ishim të lodhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama