Lahuta rekord

Lahuta rekord
Ideja ka lindur pasi mendova qe lahuta eshte nje instrument mitik popullor”, tregon Pjetri. Puna per ndertimin e lahutes i ka ngrene shume kohe Pjetrit. Ai nuk ka bere asnje ngjitje dhe e gjithe lahuta eshte punuar ne te njejtin trung druri. “Une kam punuar 6 muaj per te bere e mundur ndertimi e saj. Kam punuar 10-12 ore ne dite pa pushim derisa e mbarova. Lahuta eshte e ndertuar me dru arre. E kam bere ne bllok, pa bere ngjitje”, tregon Pjetri.

Lahuta e stermadhe eshte kthyer ne objekt kureshtjeje. Shume njerez jane te interesuar te dine se si Pjetri ka arritur te ndertoje nje veper te tille. Habia nuk shoqeron vetem njerezit e thjeshte. Edhe vete rapsodet ndihen te intriguar nga ideja e drugdhendesit. Pretash Nilaj, rapsod popullor thote se nuk ka pare gjekundi nje lahute te tille. “Une jam raspod dhe e njoh shume mire lahuten. Kur kam mesuar se Pjetri po ben nje lahute te madhe jam cuditur. Madje ai me ka thene per nje gje te tille pas kishte bere gjysmen e punes. Une mund te them se kjo lahute eshte nje nga instrumentet me te medha qe mund te gjenden ne Ballkan edhe me tej.

Pjetri eshte nga ata njerez qe ne Shkoder i thone i ‘pjell mendja’”, thote Pretashi. Por pas ndertimit te lahutes gjigande, Pjeter Vukaj ka nisur nje projekt te ri. “Eshte nje portret femre. Punimi i ketij portreti eshte bere me gershere dhe me brisk. Une kam 3 vite qe eksperimentoj me kete teknike dhe tani mund te them se po arrij te realizoj punet e para”, thote Pjetri. Ai eshte duke krijuar ne lekure portretin e Skenderbeut. Kavaleta e Pjetrit jane gjunjet, ndersa peneli disa mjete prerese. “Ideja me lindi duke krijuar nje lahute aty pashe nje figure dhe me pas thashe pse mos e provoj. Zgjedh te punoj portrete femrash, pasi ne lekure dalin me mire.

Lekurat i blej ne treg. I shikoj kush me pershtatet. Pergjithesisht perdor lekure dhie pasi eshte me e mire, por kam ekspreimentuar edhe me lekure dele”, tregon Pjetri. Tani qe po e provon, Pjetri thote se eshte me e veshtire te punosh ne lekure sesa ne dru. Ai nuk frikesohet nga kopjimi i idese dhe ne fund nuk perton te sfidon te gjithe ata qe duan ta provojne. “Eshte me e veshtire te punosh me lekure se me dru. Kjo pasi ketu nuk ke mundesi te vizatosh, pra nuk ka mundesi hamendesimi. Une mendoj qe lekura eshte me e bukur. Nuk besoj se do ta bej njeri tjeter kete pune, pasi do t’i duhet kurs te une me pare”, thote Pjetri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama