Polizoi Arbri është përforcimi i radhës i Kukësit, i cili po bëhet gati për pjesëmarrjen në Europa League. Mbrojtësi beratas, i cili në sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Vllaznisë, ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit kuksiane duke hedhur firmën në kontratë.
Një dëmtim në muajin mars e detyroi mbrojtësin e talentuar që të ndërpriste para kohe sezonin e tij me shkodranët, si dhe e detyroi t'i nënshtrohej një operacioni.
Por ai ka lënë plotësisht pas këtë dëmtim dhe është riaftësuar. Ndaj 27 vjeçari pritet të jetë gati për ekipin verilindor që në ndeshjet e para të Europa League.