Lakmitaret dhe pasioni i tyre i mbrapshte

Lakmitarët dhe pasioni i tyre i mbrapshtë

Marcus Licinius Crassus, 115 para Krishtit – 53 para Krishtit

Crassus nuk kishte nevojë për procedura të posaçme për të marrë atë pronë që i pëlqente. Ky gjeneral romak dhe mbështetës i Jul Cezarit, kishte një uri të madhe për t’i shtuar pasurisë së tij prona, toka dhe godina. Zakonisht taktika e tij ishte e tillë. U vinte zjarrin shtëpive që synonte t’i kishte dhe kur flakët ende nuk kishin bërë dëm të madh vinte në vendngjarje dhe i ofronte të zotit në atë moment një shumë të vogël parash për t’ia blerë. I zoti, i joshur nga një propozim i tillë në një moment të vështirë shiste çfarë kishte dhe madje i ishte mirënjohës blerësit zemërflori. Me të mbaruar akti i shitjes ai vinte në punë ushtarët që të fiknin zjarrin dhe të pastronin gjithçka përreth. Në këtë foto ai shfaqet duke bastisur Tempullin e Jerusalemit.

Genghis Khan, 1162-1227

Ky hero mongol dhe pa frikë, luftëtari më i madh i të gjitha kohërave, nuk ishte në fakt një lakmitar i zakonshme që synonte të mbushte xhepat e tij. Ai donte që të pushtonte dhe të sundonte të gjithë botën. Me luftërat që bëri mund të konsiderohet si njeriu që arriti të bënte pushtimet më të mëdha në historinë njerëzore. Ka shumë variante në lidhje me qëllimin e pushtimeve të tij, por një i fundit hedh dritë shumë pozitive mbi Khanin e madh, i cili thuhet se kërkonte të vendoste në këtë botë të pushtuar një rend të ri më të mirë.

Papa Sixtus IV, 1471

Ky Papë i dha vetes mundësinë e një pasurimi të jashtëzakonshëm, por mendoi edhe për kardinalët, ata më besnikët që i shkonin pas vendimeve dhe dëshirave të tij. Sa për kardinalët, një pjesë e mirë e tyre mund të kenë qenë edhe fëmijët e paligjshëm të Atit të Shenjtë. Ai u dha atyre të drejta të mëdha, si për shembull në taksimin e bordellove të shumta. Këtë e bënte përmes pretendimit që nxori se për të shpëtuar shpirtrat e mëkatarëve të shumtë në vende të tilla ai kishte nevojë për para. Ah, të mos harrojmë, që veç të tjerash ai ishte Papa që sanksionoi edhe inkuizicionin spanjoll.

William H. Vanderbilt, 1821–1884

Ai trashëgoi një pasuri shumë të madhe dhe e shtoi po me përmasa shumë të mëdha dhe mbi të gjitha karakterizohej nga çdo lloj sensi obligimi dhe fisnikërie ndaj të tjerëve dhe ndaj atyre që ishin më në nevojë. Ai ishte pa dyshim njeriu më i pasur dhe më i fuqishëm i kohës së tij dhe kishte nën kontroll rrjetin më të madh hekurudhor të asaj kohe. U bë i famshëm me thënien e tij: “Mallkuar qoftë populli...”

William M. “Boss” Tweed, 1823–1878

Një nga të ashtuquajturat “mace të majme”. Ishte lakmitar për çdo gjë përfshi edhe ushqimin. Jo më kot peshonte plot 150 kilogramë. Ishte i tëri i mbuluar nga dhjami dhe paratë, të cilat e joshnin deri në marrëzi. Tweed e përdori makinën e tij politike për t’u marrë njujorkezëve përmes taksave 200 milionë dollarë, një shumë e jashtëzakonshme për atë kohë. Në vlerën e sotme bëhet fjalë për 8 miliardë dollarë. Ai shquhej shumë për kurnacërinë e madhe dhe për këtë ishte shpesh pjesë e botës së karikaturave të gazetave dhe revistave të kohës, ku zakonisht skicohej me një trup të shëndoshë dhe me një thes plot para në vend të kokës.

Perandoresha Dowager Cixi, 1835-1908

Ajo e nisi jetën e saj si një konkubinë, por më pas u bë de facto sundimtarja më e fuqishme e Kinës për rreth 50 vjet. Qeverisi perandorinë e të birit deri sa ai vdiq. Më pas emëroi perandor nipin e saj 3-vjeçar dhe për të vazhduar qeverisjen e mbajti të mbyllur. Cixi përdori paratë e marinës për të ndërtuar një anije të mermertë për vete, në të cilën organizonte festa. Brenda kësaj çdo gjë ishte e florinjtë, madje edhe pjatat dhe shkopinjtë e të ngrënit. Kishte gjithsej 3000 kuti me arturina e bizhu.

Charles Ponzi, 1882-1949

Prej tij mori emrin një skemë e tërë mashtrimesh financiare, e cila shkatërroi jetë dhe ekonomi të tëra dhe u kopjua nga shumë rrufjanë të tjerë në vitet në vijim.

Ivan Boesky, 1937

Boesky bëri 200 milionë dollarë si shef në një bankë dhe ky personazh frymëzoi edhe Oliver Stone në filmin e tij “Wall Street”. Bëhet fjalë për personazhin me emrin Gordon Gekko. Fillimisht të gjithë menduan se këtë grumbullim të madh parash ai e kishte bërë përmes zgjuarsisë dhe inteligjencës, por më pas u mor vesh se ai nuk na paskësh qenë edhe aq i zgjuar, pasi për të bërë para kishte përdorur thjesht informacione shumë konfidenciale, të cilat i blinte me para.

Dennis Kozlowski, 1946

Në pozicionin e shefit ekzekutiv të “Tyco International” ai u vodhi aksionerëve mbi 400 milionë dollarë. Ndërkaq, bënte shpenzime të jashtëzakonshme për të pasur një jetë luksoze përtej të imagjinueshmes dhe të gjitha këto me paratë që të tjerët ia kishin dhënë për t’i shtuar dhe shumuar. Vetëm një darkë ditëlindje kushtuar së shoqes i kushtoi plot 2 milionë dollarë.

Bernard Madoff, 1938

Ai ka qenë në krye të skemës më të madhe të mashtrimeve financiare të të gjitha kohërave. Në listën e njerëzve me të cilët bashkëpunonte ishin disa nga emrat e pasanikëve më të mëdhenj në Shtetet Bashkuara të Amerikës e më tutje. Një ditë të bukur, në fillimin e krizës së fundit financiare, ai u gjend zbuluar dhe shpalli falimentin, duke çuar kështu dëm pasuritë e shumë njerëzve dhe kursimet e jetës së shumë të tjerëve. Aktualisht ndodhet në burg i dënuar për shumë akuza dhe praktikisht pjesën tjetër të jetës do ta kalojë pas hekurave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama