Ish-futbollisti i Kombëtares Altin Lala zbulon të tjera detaje për të ardhmen e talentit, kuqezi Milot Rashica. Në një prononcim për portalin e njohur sportiv "Tuttomercatoweb", Lala, i cili është edhe menaxheri i Rashicës, shprehet se shuma që Vitese kërkon për futbollistin është nga 6 deri në 7 milionë euro.
"Shumë klube e kërkojnë dhe midis këtyre është edhe Napoli. Në Gjermani është shumë i vlerësuar. Shumë agjentë më kanë telefonuar nga Italia dhe sigurisht "axurrët" janë ata që e njohin më mirë",-ka thënë ai.
Ndërsa ka shprehur keqardhje për mos grumbullimin e tij në Europian, por ka shtuar se futbollisti është në një moshë të re (19 vjeç) dhe në fushë ka treguar se është një talent i vërtetë. Gjithashtu, Lala ka pranuar se ka pasur kontakte edhe nga klubi i Lacios.