Gazetar britanike The Independent shkruan: “Qe tani na ka marre malli per te. Melankonia eshte thelluar per faktin se showman-i ka gjasa te zevendesohet nga Mario Monti nje figur qe rivalizon vetem Romano Prodin per nga merzitshmeria”. Berluksoni hyri ne politike per te shpetuar kombin (nese i beson mbeshtesve te tij) dhe per te mbrojtur pronat e tij (nese i referohemi kundershtaret). Ai e arriti kete te fundit, por ne kurriz te te pares. Megjithate, gjykimi i pergjithshem ka pak gjasa te ndryshoje per Berluskonin. Ai kurre se ka pasur idene se ç’te bente me pushtetin. Ai ishte i keq per Italine, i keq per Evropen. Tashme, me ne fund, iu hoq pushteti nga duart eshte nje lehtesim, komenton The Independent.
The Guardian thekson se “Epoka e Berluskoni filloi 17 vjet me pare me Forza Italia, nje parti qe mori emrin e nje thirrje te tifozerise se futbollit dhe perfundoi me mjegullen kolorite te mbremjeve bung- bunga dhe prostitucionin e pretenduar me te reja. Me gjenialitetin e tij per komunikim dhe gatishmerine per te bere premtime ekstravagante te pabaza , Berluskoni siguroi per veten e vete nje vend ne histori si udheheqesi qe ka sherbyer me gjate ne krye te Italise qe nga diktatori fashist Benito Musolini. Ai shume nga bashkohesit e vet i la pas. Kur eshte bere kryeminister per here te pare ne Britani ishte kryeminister Xhon Mejxher, ndersa Bill Kllinton ishte President i Amerikes, shkruan The Guardian.
The Telegraph shkruan se heqja qafe e Berluksonit nuk do i zgjidhe brenda nates problemet e Italise, vecanerisht ato ekonomike. Por te pakten eshte fillimi. Italia nuk do te jete e njejte pa Silvio Berluskonin. Por me ne fund, ajo do te filloj te rindertoje reputacionin e saj te dermuar ne syte e botes, shkruan Telegraph e se djeles. Ne shkrimin Bye-Bye Bunga The Sunday Times shkruan se me nje pasuri personale te vleresuar ne 4.8 milirde sterlina, me aftesin mbijetuese te nje mace dhe nje perandori mediatike e cila mbulon prapsite e tij, ai ishte mjeshter i populizimit politike Latin qe rivalizoi madje edhe Benito Musolinin ne popozitetin e tij. Megjithate eshte heret te fshish berluksosnin ose trashegimin e tij teresisht. Eshte e rendesishme te kujtojme se ai nuk u largua nga skena nga elektorati. A do te rilind tashme miti se pushteti “ju vodh” Berluksonit, komenton the Sunday Times.
Largimin e Belruskonit e komenton gjate edhe CNN ne nje analize te tijen. Berluskoni, nje trashegimi stili te bojatisur dhe borxhi. Epoka e kavaljerit merr fund pas 17 vjetesh dominimi ne politiken italiane. 75 vjecari dha doreheqjen te shtunen pasi buxheti i ri, qe imponon masa drastike anti-krize per italine, mori miratimin e te dyja dhomave te parlamentit. manjati I zgjedhur tri here kryeminister u zotua te mos kandidoje me nese zgjedhjet e parakoheshme do te mbahen vertet sic flitet ne muajin shkurt. deri tani vone, thote CNN, berluskoni bente nje jete perrallash. Perandoria e tij e gjere e biznesit ne media, ndertim dhe futboll e ka shnderruar ne personin e 118-te me te pasur te botes sipas revistes Forbes, qe e llogarit pasurine neto te kavaljerit ne 6,2 miliarde dollare. Kete vit, Berluskoni u kthye gjithashtu ne kryeministrin Italian te pas-luftes qe ka qendruar me gjate ne post. Por pastaj mberriten telashet e ekspozimit te aferave seksuale, pagesa per marredhenie intime me nje te mitur, qeveria e tij e koalicionit erdhi ne dobesim dhe kriza financiare e Europes kercenoi te perfshinte ne vorbullen e saj edhe Italine.
Por pavaresisht skandaleve te shumta qe kane mbuluar emrin e tij qe kur i hyri politikes 2 dekada me pare, 75 vjecari eshte nje nga ata njerez qe del gjithmone ne siperfaqe, thote CNN. Shume gjyqe jane hapur ndaj tij, e prape asnje nga akuzat e ngritura nuk u vertetua kurre. Ne parlament, kundershtaret kane paraqitur 51 mocione mosbesimi ndaj tij vetem gjate tre viteve te fundit, dhe serish, italianet e kane zgjedhur tre here ne krye te ekzekutivit. The Guardian e pershkruan sot si politikanin Italian me me influence qe prej Musolinit, por edhe si njeriun qe e demtoi shume imazhin dhe perspektivat e vendit te tij. Historia e perfshirjes se Berluskonit ne jeten publike te Italise eshte rrefenja e premtimeve te pambajtura. Ai hyri ne politike me premtimin te transformonte dhe bashkonte te djathten italiane, por po largohet ne nje kohe kur konservatoret atje jane me te percare dhe demoralizuar se kurre.