Lamtumire akne

Lamtumire akne
Per nje adoleshent aknet nuk jane nje problem i lehte. Nese nje te rrituri ato i duken si dicka qe do te zhduket me kalimin e moshes, per ata qe jane duke kaluar fazen e pubertetit, shenjat ne lekure mund te kthehen shume lehte ne nje problem jetesor. Nje situate qe adoleshentit mund t\'i shkaktoje merzitje, e mund ta beje me te ndihet inferior para shoqerise. Ca akne mund te kthehen ne dicka qe te ben te ndihesh kompleksiv. Jane pikerisht keto shenja ne lekure qe te bejne te ndihesh me pak i pranueshem tek te tjeret, e vecanerisht ndodh kjo tek vajzat.

Trajtimet estetike jo gjithmone jane efektive. Per me teper jane te kushtueshme e ne mjaft raste te pabazuara ne fushen mjekesore. Jo te gjithe adoleshentet mund te shpenzojne ore te tera ne sallonet e bukurise apo klinikat dermatologjike. Per me teper nese behet fjale per djemte. Por ekziston nderkaq nje tjeter zgjidhje, larg ketyre qendrave te bukurise. Nje zgjidhje mjaft praktike, qe mund te relizohet cdo dite ne shtepi ne menyren me komode, si per vajzat ashtu edhe per djemte. Nje tubet kremi qe quhet Skinoren. Nje nder te paktat terapi qe i zhduk vertet aknet, ky produkt i provuar shkencerisht i prodhuar nga «Schering», teper i sukseshem neper bote, ka disa kohe qe ka nisur te tregtohet edhe ne Shqiperi.

Nese me Diane 35, nje kontraceptiv qe ndikonte ndjeshem ne zhdukjen e akneve, firma farmaceutike «Schering» kishte zgjidhur problemin e femrave, me kremin Skinoren u jepet zgjidhje edhe problemeve te lekures tek meshkujt. Dhe jo vetem per aknet e fytyres. Teper praktik, tubeti i kremit Skinoren, i cili ka ne permbajtjen e tij Acid Acelaik 20 per qind, perdoret fare mire ne cdo zone te lekures me akne [jo vetem ne fytyre].

Ne vitet e fundit, Skinoreni, e vetmja kure kunder akneve qe eshte ne forme kremi, eshte provuar te jete nje nga zgjidhjet me te efektshme sidomos te akneve juvenile. Keto jane pucrat me te zakonshme qe u dalin te rinjve ne moshen e pubertetit. Pucra qe ndonese thuhet se ikin me kalimin e moshes, pervecse krijojne shqetesime psikologjike tek adoleshentet, mund te lene shenja edhe ne moshen e mevonshme. Njolla ne lekure, shenja apo cikatrice, te cilat tek nje i rritur mund te tregojne fare qarte problemet e dikurshme te adoleshences.

Persa i takon anes mjekesore, kremi Skinoren mund te perdoret ne te gjitha llojet e akneve, ne ato papuloze, me pustula, apo ne pucrat ne forme nodujsh te vegjel. Ne menyre qe kremi te jete sa me i efektshem, keshillohet qe gjate kohes se trajtimit te perdoren sa me pak te jete e mundur produkte kozmetike. Formula e tij e vecante, lejon perdorimin e Skinorenit edhe ne periudha kohe te gjata, per aq kohe sa i nevojitet nje lekure te pastrohet nga shenjat e bezdisshme te pubertetit.

Ne rastet me te renda, kremi Skinoren mund te perdoret edhe i kombinuar. Sipas edhe keshilles se mjekeve, ky krem mund te gershetohet me marrjen e antibiotikeve te ndryshem, por tek femrat mund te perdoret se bashku me pilulen Diane 35. Kjo ne vartesi te formes se aknes, ne rast se akneja eshte ne forme te lehte mund te perdoret vetem Skinoreni, ndersa ne rast se akneja eshte ne forme te mesme ose te rende duhet te mendohet per terapite e kombinuara, per te cilat eshte i nevojshem konsultimi paraprak me mjekun specialist dermatolog.


CdoDite

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama