Shuhet Evanthi Ciko, një ndër themlueset dhe spikerja e parë e Radio Tiranës. Ish-Studente në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në vitin l940, ajo mbaron shkëlqyeshëm, dhe emërohet mësuese në shkollën “Naim Frashëri”, në Tiranë. Atëhere Evanthia ishte vetëm 20 vjeçe, një vajzë e brishtë dhe pak e ndrojtur, por që pasioni i saj i vetëm qysh nga fëmijëria e saj e hershme për t’u bërë mësuese, tashmë ishte bërë një realitet.
Bija e Grigor Zoraqit dhe e motra e kompozitorit të njohur Nikolla Zoraqi, ajo vinte nga një familje intelektuale tepër e respektuar dhe e njohur që në atë kohë. Të qënit brenda një familjeje intelektuale dhe me tradita të shkëlqyera, duket se ky fakt kishte ndikuar ndjeshëm në karakterin dhe personalitetin që e bënin të kompletuar dhe tepër te dashur portretin e kësaj edukatoreje të talentuar dhe të palodhur. Në vitin 1942, kohë kur ajo sapo ishte kthyer nga Italia nis punoën në Radio Tirana. Në intervistën e fundit të saj të para dia muajve ajo ka rrëfyer përn këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj. “Sapo isha kthyer nga Italia dhe mezi po prisja të filloja punë si mësuese. Një shoqa ime më thotë: ‘pse nuk vjen në radio të punosh sepse ne kemi nevojë për femra. Nuk na vijnë gratë”. Po ku më lë nëna që të vijë të flas në radio”- i thashë.
Por kur I thashë mamasë se në radio, njerëzit nuk do më shikojnë, vetëm do të më dëgjojnë zërin ajo pranoi. Kështu fillona si spikere nq Radio Tirana.” Paralelisht me punën në radio punonte dhe si mësuese e fillores në shkollën “Naim Frasheri”. Duket se puna si mësuese nuk mjaftonte për të mbushur kohën të cilën ajo e çmonte shumë, dhe për këtë arsye ajo angazhohej edhe në Radio – Tirana si spikere, për të prezantuar programet e orëve të mbrëmjes nga viti l941 – l945. Në vitin 1951 kthehet në Tiranë me bashkëshortin Mihal Ciko (Artist i Merituar) dhe emërohet mësuese në shkollën “Hasan Vogli”. Pas dy vjetësh, Seksioni i Arsimit i komunikon detyrën e drejtoreshës në shkollën ushtrimore “Ismail Qemali”, Tiranë për të vijuar më pas karrierën e mësuesisë në disa shkolla të tjera të Tiranës. Gruaja me zemër të madhe, emërohet drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës “8 – Nëntori” në Kryeqytet, të cilët qysh në ditën e parë kur Evanthi Ciko filloi punën si drejtoreshë në këtë Shtëpi Fëmije, në vitin 1965, ata e thërritën me emrin “Nënë”.
Mbi rolin dhe kontributin e Evanthi Cikos, e mirënjohura Tinka Kurti, “Artiste e Popullit”, ka përjetësuar figurën e nënës në filmin artistik shqiptar “Si gjithë të tjerët”. Ky film i kushtohet tërësisht punës pasionante e të palodhur të kësaj nëne dhe edukatoreje. Më 13 Korrik 1970, del në pension, por vazhdon të ngelet aktive në jetën dhe veprimtaritë shoqërore. Për kontributin e dhënë në fushën e mësuesisë, ajo është nderuar me titullin “Mësuese e Merituar” si dhe me një serë Urdhërash dhe Medalje. Më 20 Maj 2010, Presidenti i Republikës i akordon Evanthi Cikos “Medaljen e Mirënjohjes”. Evanthi Ciko, u nda nga jeta ditën e hënë, datë 22 Korrik 2013. Homazhet do të zhvillohen, sot, ora 11.00 – 12.00 pranë Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë.