Laptopi dhe tradhtia permes High-Tech

Laptopi dhe tradhtia permes High-Tech
Gjithnjë e më shumë çiftet kalojnë në kriza për shkak të tradhtisë. Por e reja është se sot atom und të zbulohen fare mirë jo duke marrë një dedektiv privat, por duke patur parasysh disa shenja e sinjale tyë sigurta përmes kontrollit të pajisjeve teknologjike që partneri apo partnerja juaj përdor. Ja disa prej tyre:

Papritmas ka nevojë për pak privacy, vendos një passëord të ri, nuk lejon që ti preket kompjuteri dhe fshin të gjithë kronologjinë. Nervozohet dhe arrin deri të zihet nëse dikush e shqetëson në momentin e navigimit online në internet. Mbyll dhe fsheh faqe interneti të hapura,  në momentin që ti afrohesh. Është i apo e pavëmendshme dhe shpesh duket sikur nuk i ve rëndësi fjalëve dhe nevojave që keni. Mbyll telefonatat ose zhvendoset për të folur në vend privat. Ka nevojën komlesive të jetë i lidhur online me një faqe uebi ne një orë të caktuar , kjo mundet të jetë varësi por në të kundërtën duhet vërtet të shqetësoheni.

Përdor kompjuterin vetëm natën ose kur ju nuk jeni në shtëpi dhe fillon të ndryshojë siellje. Rrit ndjeshëm kohën që shpenzon online, papritmas fillon të punojë deri vonë dhe të punojë edhe fundjavave si dhe dëgjoni një rritje të frekuencës së kërcitjes së butonave kur shtypen: do të thotë se është duke çatuar online. Shikon se fillon të ndajë me të tjerët online ose nëpër rrjete sociale, foto që e nxjerrin në mënyrë seksi dhe provokuese,  nxjerr numrin e telefonit dhe informacione të tjera.

Edhe laptopit i vjen fundi një ditë. Çështja është: si t’ia zgjasim jetën?

Dikur një laptop shihej si një luks, sot ai po bëhet një domosdoshmëri për të gjithë personat dhe të rinjtë në veçanti. Nëse një kompjuter normal të vendosur gnë shtëpi e ke thuajse të pamundur për ta spostuar ku dhe kur dëshiron, një laptop at krijon këtë mundësi. Realisht ai shihet sot si zëvendësuesi më i mirë i kopjuterave të mëdhenj (Personal Computers), gjë që konfirmohet lehtë duke parë rritjen e kërkesës për to në treg. Sot me teknologjinë e re të internetit përmes modem ëireless, përdorimi i laptopëve është shtuar së tepërmi. Lokalet e ndryshme nëpër Tiranë ofrojnë internet me ëireless dhe për këtë arsye janë të populluar nga persona të cilët perveçse kafes shijojnë edhe lundrimin në internet përmes laptopit të tyre.

Por si ta zgjasim jetën e laptopit tonë?

Rubin Kadriu, menaxher në një dyqan ku tregtohen laptopa po ku ofrohet edhe asistencë këshillon fillimisht, të ruhet nga lagështia dhe dielli. “Lagështia është armiku numër një i laptopit”, thotë ai.. Për këtë arsye duhet të marrim një “skin protector”, mbulesë që mbron kompjuterin nga lagështia. “Duhet ta keni gjithmonë në një çantë në momentin që ai është i fikur dhe kur jeni në lëvizje. Do të ishte mirë të përdoreshin çanta të cilat janë të krijuara posaçërisht për mbrotjen nga goditjet e ndryshme”, vijon më tej Kadriu. Gjithashtu, duhet të marrim kompjuter që përputhet me arsyen e përdorimit. Për shembull: duhet marrë një kompjuter me një kartë grafike të lartë dhe procesor të lartë për ato që punojnë si designer, apo duhet marrë një kompjuter më pak i komplikuar për studentët, etj. “Shtoni ram-in dhe hard-diskun në mënyrë që laptopi të mos ngelet kurrë mbrapa me teknologjinë dhe parametrat e kohës”, kujton më tej eksperti.

Sipas tij jetëgjatësia e një laptopi nuk është e përcaktuar saktë, por që ai të dalë nga moda duhen të paktën 5 vjet nga data e daljes në treg. Sot kushdo mund të ketë akses në dyqane që jo vetëm shesin laptopa por ofrojnë edhe asistencë të ndryshme teknike. Megjithatë, asistenca që mundet të gjejë një person në një dyqan elektronik është e ndryshme dhe në varësi të problemit. Ato mund të gjejnë zgjidhje të problemeve të hardware dhe software . Gjithashtu në lidhje me aksesorët që mundet të gjesh nëpër dyqane elektronike janë: skin protector (mbulesë që mbron kompjuterin nga lagështia), çanta antigoditje, kabllo të ndryshme në varësi të përdorimit, Hard disk të jashtëm, si dhe shumë produkte të tjera të cilat sigurojnë një mbrojtje të kompjuterit por edhe një thjeshtësim në përdorim.

Po bateria? Ashtu siç thamë edhe më lart, vjen gjithmonë një ditë kur edhe laptopi më i mirë përfundon, për fat të keq, në plehra! E rëndësishme është që të mos e karrikoni shpesh me kohëzgjatje të vogla. Kur e fusni në prizë sigurohuni që bacteria të karrikohet deri në fund, para se ta përdorni laptopin të shkëputur nga kablli. Ashtu si dhe shëndeti njerëzor, kur në raste ekstreme kërkohet transplant, edhe në rastin e një laptopi në varësi të kujdesit që keni treguar me baterinë ndoshta mund t’ju duhet ta zëvendësoni. Por këshilla më e mirë është: sigurohuni që dokumentat t’i keni të ruajtura edhe në një kompjuter tjetër, ose në external drives apo USB.

Kujdes shëndetin kur përdorni një laptop

Përdorni vetëm laptopa për periudha të shkurtra kohore deri në një orë, ndërkohë që është mirë të ndryshoni shpesh herë pozicionin e trupit. Mbajini duart tuaja sa më qetë dhe vendosja e kompjuterit duhet të jetë horizontale me duart. Duhet kufizuar përdorimi i laptopit në qoftë se ju nuk keni një “mouse” të veçantë, ndërkohë që përdorimi i tepruar i “trackball” mund të rrisë rrezikun e lëndimit muskulor. Nga ana tjetër, sigurohuni që të vendosni laptopin larg dritareve ose dritave. Këshillohet gjithashtu të përdorni një “mouse” më vete nga tastiera dhe trupi i laptopit. Për të mbrojtur më shumë sytë tuaj nga dëmtimi, është e rëndësishme të fshihni shpeshherë ekranin dhe ta rregulloni atë, që të keni një pamje më të qartë. E së fundmi, Kur ta transportoni atë mundohuni të minimizoni peshën në krahë dhe shpinë.

Sa kushton një laptop në treg?

Çmimet variojnë , në bazë të parametrave që mbart laptopi dhe modelit. Për shembul mundet të gjesh një laptop i cili kushton 29900 lek, i markës HP, por gjithashtu mundet të gjesh një laptop Mac, i cili kushton mbi 200000 lekë. Në varësi të markës shihet edhe çmimi pasi, Acer një kompani kompjuterike, ofron në treg të njëjtat laptope me të njëjtët parametra me Sonny-in por , diferenca në cmim është e madhe , ku një Acer kushton afro 50000 lek dhe një Sony Vaio, afro dyfishin e saj dhe afro 100000 lekë. Tashmë vendimmarrja për blerjen e një laptopi mbetet në dorën e konsumatorit i cili duhet të zgjedh ose cilësinë ose çmimin e lirë. Ju cilin do zgjidhnit?

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama