Larg syve mbeten buzeqeshjet
dhe dashurite nga zemrat larg
Veç vdekja afer, fare afer
me doren ngritur qendron ne prag
Degjoj trokitjen, puthjen ia ndjej
shprishje gjymtyresh ne trupin tim
I dashuruar pas dashurise. Mbeta
i veshur me qefin.
Sot s'eshte çudi ne prag te jetë
duke trokitur vete dashuria
Por une s'e njoh. Kam frike. S'hap deren
Drejt vdekjes shkoj, siç nje jete ika