Largime te huajsh ja strategjia e Flamurtarit

Largime të huajsh, ja strategjia e Flamurtarit

Toni Markiç është loj tari më i ri që i bash kohet Flamurtarit. Qendërmbrojtësi nga Bosnjë- Hercegovina ka mbërritur dje në Vlorë.

FC FlamurtariMarkiç është takuar me drejtuesit e klubit, ndërsa foli për çështjet e kontratës. Palët kanë rënë dakord parimisht, por lojtari pritet që të jetë në provë te Flamurtari dhe do të jetë trajneri Gugash Magani që do të vendosë përfundimisht.

Por, duke qenë se vlonjatët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, gjasat janë që Markiç të qëndrojë. Lojtari është qendërmbrojtës dhe ka lindur në Lujbushki.

25-vjeçari e ka pasur kryesisht karrierën e tij në kampionatin boshnjak, ndërsa është aktivizuar së fundmi në Poloni. Banja Luka, Shiroki Brijeg, Zrinjski Mostar dhe Olimp. Sarajevo kanë qenë ekipet në Bosnjë. Së fundmi, është aktivizuar te polakët e Zavisza Bydgoszcz.

Ndërsa, Flamurtari vijon përgatitjet dhe testimin e lojtarëve që u janë bashkuar. Largimet Të gjithë futbollistët e huaj janë në provë te vlonjatët. Burime pranë klubit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se do të ketë largime të lojtarëve të huaj.

Duke qenë se numri i të huajve është i kufizuar, largimet do të jenë të pashmangshme. Danilo Alvesh, Timislav Bushiç, Lukas Martins, Balsa Radoviç, Masakai Linuma, Milos Rnic, Danijel Dezmar dhe Toni Markiç janë aktualisht lojtarë të huaj te Flamurtari.

Plot tetë futbollistë të fortë do të jenë në garë për një vend në formacion, por do të ketë edhe largime. Danilo Alvesh, Timislav Bushiç, Lukas Martins, Balsa Radoviç dhe Masakai Linuma janë lojtarët që me sa duket e kanë qëndrimin të sigurt, ndërsa largimi diskutohet mes Milos Rnic, Danijel Dezmar dhe Toni Markic.

Gjithsesi, ajo që dihet është se të gjithë lojtarët e huaj janë në provë dhe se gjasat janë që të largohen disa prej tyre. Trajneri Magani dhe drejtuesit e klubit janë në "hall" për shkak se të paktën katër lojtarë të huaj do të ngrohin stolin, në një kohë që numri i atyre që do duhet të jenë në fushë është vetëm katër.

Në këto kushte, klubi ka kthyer vështrimin edhe te lojtarët shqiptarë të Superiores.

ERMAL SIKA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama