Përgatitja e maskës
Të bardhën e vezës e vendosim në një tas, për të krijuar një përzierje homogjene.
Në këtë pikë ju duhen elementet e mëposhtëm:
• Një peshqir i pastër
• një tenxhere
• garza të prera në formë katrore
• ujë
Hapi i parë është zgjerimi i poreve të fytyrës. Vendosni tenxheren me ujë në zjarr dhe kur ajo fillon të prodhojë avull, mbuloni kokën me peshqir në mënyrë që avulli të mos shkojë diku tjetër. Lëreni fytyrën mbi tenxhere për disa minuta, derisa ajo të njomet dhe poret të jenë zgjeruar.
Në këtë pikë, lyeni garzën me të bardhën e vezës dhe e vendosni në vendin e pikave të zeza.
Kur garza është tharë, hiqeni butësisht nga fytyra. Pasi i keni aplikuar të gjitha garzat, shpëlani fytyrën me ujë të vakët.
Kjo metodë aplikohet një ose dy herë në javë deri në heqjen e tyre
Metoda 2
Merrni lëngun e tre kokrrave domate dhe një gotë kos, i përzieni, shtoni bollgur të gatuar më parë me miell gruri. Përziejeni dhe vendosni një shtresë të trashë në fytyrë për rreth 30 minuta.
Do të shikoni se pikat e zeza janë eliminuar ose janë më pak të dukshme.
Përsëriteni një ose dy herë në javë.