Largoni turpin dhe do te keni nje marredhenie te shkelqyer ne shtrat

Largoni turpin dhe do te keni nje marredhenie te shkelqyer ne shtrat
Kush vuan nga problemet seksuale, përpiqet që t’ua fshehë jo vetëm të tjerëve, por edhe vetes. Duke u sjellë në këtë mënyrë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse kushtëzojnë të gjithë jetën. Ja hapat e parë për të dalë nga kjo situatë.

A mund të jetohet mirë, duke mos pasur në nivelin maksimal kënaqësinë në shtrat? Shumë persona mendojnë që po. Në fakt, janë të shumtë njerëzit që jetojnë çdo ditë duke u përpjekur të rregullojnë gjithçka në jetë, por duke lënë pas dore, e herë-herë duke i injoruar totalisht problemet seksuale dhe rëndësinë e tyre. Gabojnë! Këto lloj problemesh nuk prekin vetëm fushën e seksit, por kanë një rreze të madhe veprimi mbi personalitetin e njeriut dhe mund të ndryshojnë humorin, cilësinë e marrëdhënieve shoqërore, zgjedhjen e partnerit dhe një sërë gjërash të tjera, duke e bërë personin të ndihet më konfuz.

Rreziku i rënies në depresion

Pasiguri, nervozizëm, vuajtje, shpërthime inati, zili, posesivitet dhe të qara të menjëhershme: janë vetëm disa nga pasojat. Me kalimin e kohës mund të shtohen edhe krizat e ankthit, sjelljet depresive, fobitë dhe marrëdhëniet e dashurisë që përfundojnë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Këta persona përpiqen të heqin dorë nga jeta zyrtare, për shkak të problemeve seksuale, që perceptohen si të turpshme ose të pazgjidhshme. Madje i largohen edhe partnerit, i cili kërkon t’i ndihmojë, shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë, lënë që gjërat të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe nuk mendojnë për pasojat. Shumë keq, sepse sot mund të zgjidhen shumë probleme në sajë të metodave moderne të terapisë së seksit. Ndonjëherë nuk nevojitet as terapia, por gatishmëria e personit për t’u hapur me partnerin me shpresën se ai di ta pranojë dhe kuptojë problemin.

Hapi i parë është ndërgjegjësimi

Kjo nuk do të thotë se kush ka një problem seksual duhet domosdoshmërisht ta zgjidhë atë në çast. Por nëse nuk dëshironi që të keni probleme më vonë dhe të ndryshoni cilësinë e jetës duhet të paktën të ndërgjegjësoheni. Natyrisht që nuk do të ndaloni së ekzistuari apo ta trajtoni veten sikur keni ndonjë defekt për të cilin duhet të turpëroheni. Pranojeni veten ashtu siç jeni dhe në vend që ta shtyni drejt një tuneli të zi, apo një humnere, jepini dorën dhe bëhuni njësh me dhimbjen. Kjo është lëvizja e parë që duhet të bëni, për të mos u kushtëzuar pastaj në fusha të tjera të jetës.

Mos u shtirni sikur nuk ka ndodhur gjë

Nëse nga njëra anë duhet të përmbaheni e të mos i zmadhoni gjërat, nga ana tjetër nuk keni sesi të mos shqetësoheni që e gjithë kjo çështje do të ketë pasoja, sidomos kur nervozoheni shpesh ose jeni të pakënaqur pa shkak. Kjo tregon se problemi seksual po bëhet gjithnjë e më i pranishëm te ju. Kështu që situata duhet marrë nën kontroll dhe duhet zgjidhur shpejt.

Flisni me partnerin

Heshtja që krijohet mes çiftit kur njëri prej tyre ka probleme të këtij lloji është e dëmshme dhe në të njëjtën kohë i largon partnerët nga njëri-tjetri. Të pranuarit nuk do të thotë ta injorosh problemin dhe kjo vlen për të dy. Sigurisht që duhet kapërcyer turpi dhe pasiguria, por kjo gjë mund të arrihet vetëm duke folur me partnerin. Kështu krijoni një intimitet të vërtetë, që është gjëja e duhur për të zgjidhur situatën.

Kërkoni gjithmonë më shumë

Shumë prej nesh kanë akoma mangësi për sa i përket kulturës seksuale, sidomos problemeve që lidhen me të. Ndaj duhet të informoheni mirë, si nga specialistët ashtu edhe publikimet e ndryshme, të siguroni elementët bazë për t’i dhënë një kthesë marrëdhënies, për të kuptuar se ç’po ndodh dhe ç’mund të bëni. Do të jetë më e lehtë të përballeni me të tjerët dhe më pas ta ndani problemin në çift.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama