Las Migas / Koncert me muzike kenge dhe kercime flamenko ne Katedralen Ortodokse

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH / Ambasada spanjolle në bashkëpunim me shoqatën "Syri Blu, solli një aktivitet mjaft të veçantë ku grupi "Las migas" i përbërë nga 4 artiste nga Spanja, Alba Carmona, Marta Robles, Alicia Grillo dhe Roser Loscos zhvilluan gjatë mbrëmjes së 5 nëntorit në Katedralen e Kishës Ortodokse një koncert dhe spektakël nën tingujt e flamenkos, këngëve fusion dhe kërcimit.

Katër artistet me origjine nga veriu dhe jugu i Spanjes, të cilët i lidh së bashku pasioni i përbashkët për flamenkon. bëri që Las Migas të përfaqësojnë dhe prezantojnë në Tiranë një etapë të re, një lloj spektakli të ri, një repertor të gjërë dhe një vizion për të ecur perpara.

Grupi i përbërë nga dy kitarat, një violinë dhe një këngëtare/balerinë, solli një kuartet të pazakontë femeror të flamengo-s dhe muzikës medhetare, i cili është përkufizuar si "një shpërthim tingujsh të paster, unik dhe rrebel", është dhe universi muzikor i Las Migas.

Që prej krijimit të tyre në vitin 2004, kuarteti ka dhënë koncerte në shumë teatro dhe ka marrë pjesë edhe në festivalet më të rëndësishme të muzikës botërore, të cilat janë një spetakël i vërtetë i ndërthurjes së muzikës, këngës, dhe kërcimit flamengo.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama