“Ajo që do të dëgjoni nga ky panel, ku flasin njerëz që kanë punuar me Ushtrinë, do të jetë bindja e përbashkët e tyre se UFO-t janë të vërtetë”, tha kolonel Xhon Aleksander për “Huffington Post”. Shumica e folësve në takimin e 22 shtatorit në Las Vegas janë kolonelë të forcave ajrore amerikane apo ekspertë shkencorë që kanë punuar me FBI-në.
Mes folësve do të jetë edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenë drejtor i “Project Blue Book”, ku raportohen 701 raste të identifikimit të objekteve fluturuese të panjohura, nga 12 618 që janë raportuar gjithsej në periudhën 1947-1969, sipas të dhënave që tani nuk janë më sekrete.