"Debbie dashurohet më shpejt se sa lind, - ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve, - kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t\'ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj".
Tani Debbie jeton me Adamin në Falmouth të Skocisë, në shtëpinë e motrës së tij, ndërsa 6 fëmijët e saj, të cilët i ka lindur nga katër burra të ndryshëm, janë dorëzuar tek autoritetet sociale.
"Fillimisht dashurohet më mikun më të mirë të djalit të saj, pastaj braktis fëmijët e saj për të shkuar të jetojë me të, - ka shtuar ish-i dashuri, - kjo grua si nënë, është një fatkeqësi. Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. U ka thënë asistentëve socialë që dëshiron t\'i marrë me vete fëmijët dhe të jetojë me shokun e saj të ri, por kjo është çmenduri. Sidomos po të marrësh parasysh faktin që jetojnë tek shtëpia e motrës së tij, ai s\'ka asnjë lek dhe, mbi të gjitha, është fëmijë për vete." - raportoi dje tabloidi anglez The Sun.